• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Infeksionet/ Hidhet në treg vaksina më e re, ja për cilat mosha afrohet

11:38 : 07/10/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Lexo edhe:

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

Kalendarit të vaksinimit në vendin tonë i është shtuar një tjetër vaksinë e re, vaksina e rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.
“Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit”, tha Manastirliu.
Në shumicën e vendeve ku është aplikuar vaksina ndaj rotavirus janë ulur në mënyrë dramatike shtrimet në spital dhe vizitat urgjente të fëmijëve. Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe fillon në datën 1 Tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 Gusht 2019.
Duke theksuar se me futjen e kësaj vaksine Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve Europiane si Italia, Greqia, Austria etj, Manastirliu tha se i kursehet buxhetit të familjeve shqiptare rreth 3 milion dollarë në vit.
“Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”, tha Manastirliu.
Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Një sistem i cili monitoron sigurinë e vaksinës është vendosur në vend dhe do të vëzhgohet gjatë të gjithë kohës. Sëmundja e Rotavirusit është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara. Me futjen e vaksinës së re, kalendari I vaksinimit ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

21:42 : 07/11/2025
BOTA

Ndahet nga jeta James Watson, shkenctari që zbuloi ADN-në

21:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt!

21:20 : 07/11/2025
AKTUALITET

Ligji i Barazisë Gjinore/ Spahia: 21 vende të BE-së nuk e kanë, nuk ka lidhje me integrimin

21:09 : 07/11/2025
Para

Del informatori i dytë në rastin kundër Trumpit

TË GJITHA

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

21:42 : 07/11/2025

Ndahet nga jeta James Watson, shkenctari që zbuloi ADN-në

21:37 : 07/11/2025

Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt!

21:20 : 07/11/2025

Ligji i Barazisë Gjinore/ Spahia: 21 vende të BE-së nuk e kanë, nuk ka lidhje me integrimin

21:09 : 07/11/2025

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com