• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e Braçe t’i shohin hajrin reformës në drejtësi/ Manjani: Sharja e shkuma në publik nuk ndihmojnë

10:27 : 06/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me sulmet e Kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erjon Braçe, ndaj prokurorit të Durrësit, që urdhëroi arrestimin e kreut të Kadastrës në qytetin bregdetar.

Manjani shkruan se pa dyshim, Edi Rama dhe Erion Braçe gabuan rëndë që sulmuan prokurorin e Durrësit.

“Ca më shumë, Erion Braçe nuk është qytetar i lirë që ndjek seancat gjyqsore të hapura. As investigator privat që heton mbi fakte e dokumenta. As avokat që mbron interesa private.

Pra Erioni gaboi që u shfaq në Gjykatën e Durrësit dhe që u shpreh mbi historikun e një çështje konkrete, që është objekt gjykimi”, shkruan Manjani.

Sipas tij, decentralizimi i Prokurorisë, mbivendosja e saj nga Policia Gjyqsore (nënkupto policia e shtetit), formulime ligjore llastik dhe abuzive, marrje masash arrest me burg për çdo gjë dhe tepër thjeshtë, jo vetëm nuk i rregulloi por i përkeqësoi Reforma e famshme.

Lexo edhe:

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

“Tani do duhet ti shohin hajrin e ti ndjejnë lezetin!”, shkruan Manjani.

Nga Ylli Manjani

Abuzimi që mbulon abuzimin.
==========
Pa dyshim, Edi Rama dhe Erion Braçe gabuan rëndë që sulmuan prokurorin e Durrësit.

Ca më shumë, Erion Braçe nuk është qytetar i lirë që ndjek seancat gjyqsore të hapura. As investigator privat që heton mbi fakte e dokumenta. As avokat që mbron interesa private.

Pra Erioni gaboi që u shfaq në Gjykatën e Durrësit dhe që u shpreh mbi historikun e një çështje konkrete, që është objekt gjykimi.

Nga ana tjetër, mesa po shohim e lexojmë edhe akuza e ngritur dhe si gjithmonë buja me masat e arrestit, nuk tregojnë për një hetim dhe proces të rregullt penal.

Një kallëzim anonim, kur ligjërisht nuk pranohet; konstatime paregullshmërie të tipit administrativ si dhe; pa ndonjë pasojë të dukshme ndaj shtetit apo individëve por që megjithatë çon në arrest me burg!

Me aq sa kemi parë në media, nuk duket ndonjë abuzim i qartë me detyrën që të letë patur përfitim në dëm të dikujt tjetër. Një i sapo emëruar në detyrë, duket e vështirë rë ketë abuzuar me të me dashje direkte… Sidoqoftë, kjo duhet marrë me rezervë sa kohë që nuk njohim dosjen.

Por, veprimet e nxituara të arrestit pa u thelluar në hetime paraprake, pa bërë akte ekspertimi janë spekulimi e abuzimi klasik që prokuroria ka kohë që bën. Kur këtë gjë e bën Prokuroria, imagjinoni se sa shumë herë më shumë e bën Policia!!

Raste të tilla ka plot, por vemendje marrin vetëm ato që kanë persona me cilësi të veçanta.

Ndaj Edi Rama, Erion Braçe e të gjithë ata që votuan me krenari Reformën e Drejtësisë, duhet të kuptojnë se kjo sjellje është pasojë e saj.

Decentralizimi i Prokurorisë, mbivendosja e saj nga Policia Gjyqsore (nënkupto policia e shtetit), formulime ligjore llastik dhe abuzive, marrje masash arrest me burg për çdo gjë dhe tepër thjeshtë, jo vetëm nuk i rregulloi por i përkeqësoi Reforma e famshme.

Tani do duhet ti shohin hajrin e ti ndjejnë lezetin!

Sharja e shkuma në publik nuk ndihmojnë, aq më tepër kur kjo bëhet për mbrojtjen e personave me funksione publike.

Qeveria (më së pari Rama dhe Braçe) duhet të shqetësohet për çdo arrestim abuziv ndajt kujtdo dhe, të propozojë ndryshime ligjore që e mbyllin këtë shteg abuziv.

Një qeveri e drejtë nuk të mbrojë të vetët dhe të sulmojë të pambrojturit dhe kundërshtarët.

Kështu veprimi abuziv i qeverisë me drejtësinë për rastet që i intereson asaj, mbulon abuzimin e drejtësisë që po bëhet rutinë. Sulmi politik, pa dyshim i jep pikë fiktive drejtësisë…

Ndaj mbetet edhe njëherë i drejtë postulati i Presidentit Regan: “Në demokraci problemi është gjithmonë qeveria”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025
Para

Rrofsh o Ramë se na i ke zgjedh të gjithë vetëm për punë dore/ Ironia e Dylgjerit

TË GJITHA

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com