• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Me këpucë të kuqe

17:02 : 06/10/2019
në OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Edmond Tupja

Fare pak vite pas shembjes së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, më kishte zënë syri, së pari në Tiranë e mjaft më vonë në disa qytete të tjera, të rinj e të reja që shëtisnin me këpucë të kuqe, çka është krejt e vërtetë edhe aktualisht. Asokohe, nuk u çudita aspak kur vura re se disa të moshuar i shihnin si me habi e, ndonjëherë, me një nënqeshje në cep të buzëve; nuk u çudita sepse të njëjtën nënqeshje, por të shoqëruar me vetulla të ngrysura e me një vështrim qortues, e pata vërejtur edhe para gjysmëshekulli, disa ditë pasi kisha ardhur me pushime në Tiranë nga Franca, ku kryeja studimet e larta dhe kisha mbathur, tek shëtisja me dikë, këpucë të zeza, por çorape të kuqe. Gjithsesi, për fat të mirë, tani kohët kanë ndryshuar, por të rinjtë e të rejat – të paktën ata dhe ato që kam pyetur – të cilët vazhdojnë të dalin me këpucë të kuqe, në përgjithësi nuk e njohin kuptimin e shprehjes së lashtë (por jo të leshtë) “dal me këpucë të kuqe”. Rrjedhimisht, më duhet t’ua shpjegoj atyre që dalin me këpucë të kuqe rrugëve dhe shesheve, të cilët, për kontrast patriotik, ndoshta të pavetëdijshëm, i kombinojnë ato me bluza apo pantallona të zeza. Kështu, pra, sipas “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe” të profesor Jani Thomait (botimet EDFA, Tiranë, 2010), shprehja “dal me këpucë të kuqe” do të thotë “dal me humbje të mëdha, harxhoj më shumë sesa e vlente puna, nuk më mbetet asgjë, nuk fitoj a përfitoj gjë” dhe shembulli që autori sjell është “Punonin tërë dimrin e, kur vinte fundi, dilnin me këpucë të kuqe”.

Nga ana tjetër, më duhet të theksoj, si për të rinjtë e të rejat që dalin (d.m.th. shëtisin) me këpucë të kuqe, ashtu edhe për ata që dalin me këpucë të kuqe (d.m.th. që, ndonëse robtohen e rropaten duke punuar, dalin me humbje, nuk fitojnë a përfitojnë gjë), se ngjyra e kuqe nuk mund të jetë veçse ngjyra e gjakut, por me një ndryshim: për të parët, ngjyra e dashurisë me referencë të nënkuptuar te gjaku virgjëror, kurse për të dytët ngjyra e stërmundimit, e djersës së ballit dhe e rraskapitjes shpirtërore për familjet, për të tashmen e të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Sidoqoftë, ndërkohë që të rinjtë e të rejat vazhdojnë të dalin (pra, të shëtisin) me këpucë të kuqe, shpesh paratë për t’i blerë ato këpucë ua sigurojnë prindërit, ndonëse këta edhe vetë dalin me këpucë të kuqe (pra, stërmundohen duke punuar për shumë pak para). Sa mirë do të ishte sikur të dyja palët të këmbenin rolet qoftë edhe për një javë të vetme, pra sikur të rinjtë e të rejat këpucëkuqe të punonin ditë e natë për të fituar fare pak, ndërkohë që prindërit e tyre të dilnin, pra, të shëtisnin, me këpucë të kuqe për shtatë palë qejfe! Ndoshta, ky “eksperiment” do t’i bënte të rinjtë e të rejat të kuptonin më mirë se jeta nuk është fushë me lule të kuqe si të bëra enkas për t’u shkelur nga këpucët e tyre pikërisht të kuqe!

Së fundi, duke mbajtur parasysh situatën e vështirë politike, ekonomike, socialkulturore e politike ku ndodhet Shqipëria jonë anemike, po marr guximin t’u propozoj gjuhëtarëve, më saktë leksikografëve, por kryesisht, sidomos e në veçanti qeveritarëve tanë të mavijosur nga dashuria e tyre e pakufishme për liderin e tyre përjetësisht të pazëvendësueshëm, që shprehja “dal me këpucë të kuqe” të ndryshohet pak, oh, thjesht falë një zëvendësimi mbiemrash, për t’u shndërruar në “dal me këpucë mavi”. “Përse pikërisht kështu?”, mund të pyesë ndonjë lexuese apo ndonjë lexues, me ose pa djallëzi, pak rëndësi ka. Oh, përgjigjja ime do të ishte krejt e thjeshtë dhe e sinqertë: Së pari, sepse ende nuk e kemi parë Kryeministrin tonë të mbathë këpucë atlete mavi, shembull ky që mund e duhet të ndiqet detyrimisht nga zëvendësi i tij i zëvendësueshëm, nga ministrat e tij po aq të zëvendësueshëm, nga gjithë ofiqarët e Partisë së tij (ofiqarë me “q” dhe absolutisht jo me ndonjë tjetër shkronjë në vend të saj); së dyti, sepse në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, flamuri shqiptar pikonte gjak nga krimet e regjimit të tij, ndërsa sot, në epokën mavi në të zezë të Edi Ramës, ai pikon në gjysmështizë të zitë e ullirit për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, ngaqë atyre po u nxihet jeta në mënyrë aq të përkryer, saqë po braktisin atdheun e tyre të mjerë për një jetë më ndryshe në dhe të huaj.

Lexo edhe:

Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027, Ter Stegen drejt largimit

91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, Trump pritet të vizitojë zonën këtë javë

Lajme të lidhura

SPORT

Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027, Ter Stegen drejt largimit

20:35 : 07/07/2025
BOTA

91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, Trump pritet të vizitojë zonën këtë javë

20:34 : 07/07/2025
SPORT

Ribery tregon diferencën: Bayern Munich duhet të mësojë një gjë nga PSG

20:22 : 07/07/2025
BOTA

Trump rrit presionin, paralajmëron tarifa për vendet që nuk pranojnë marrëveshje

20:08 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Kthehu ose do të vras”/ Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë

20:06 : 07/07/2025
SPORT

Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe

19:53 : 07/07/2025
Para

Zgjedhjet në Kosovë/ Kryetarja e KQZ: Nuk ka incidente, pjesëmarrja po vjen në rritje

TË GJITHA

Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027, Ter Stegen drejt largimit

20:35 : 07/07/2025

91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, Trump pritet të vizitojë zonën këtë javë

20:34 : 07/07/2025

Ribery tregon diferencën: Bayern Munich duhet të mësojë një gjë nga PSG

20:22 : 07/07/2025

Trump rrit presionin, paralajmëron tarifa për vendet që nuk pranojnë marrëveshje

20:08 : 07/07/2025

“Kthehu ose do të vras”/ Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë

20:06 : 07/07/2025

Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe

19:53 : 07/07/2025

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

19:43 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com