Dashi-Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.
Demi-Mërkuri do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Sipas Dritare.net, në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.
Binjakët-Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.
Gaforrja-Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.
Luani-Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.
Virgjëresha-Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.
Peshorja-Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Sipas Dritare.net, në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.
Akrepi-Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Shigjetari-Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.
Bricjapi-Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.
Ujori-Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.
Peshqit-Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.