Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish ditën e sotme qytetin e Vlorës. Pas një konflikti fizik, ka humbur jetën një person në Vlorë.
Viktimë ka mbetur 56-vjeçari Stavri Mino, i cili është goditur me sonde të forta në kokë dhe në trup.
Konflikti ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Plazhi i Vjetër’.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Ndërsa janë shoqëruar në komisariat A.M, A.H dhe N.H, të cilët janë konfliktuar me Stavri Minon, i cili ka mbetur ka humbur jetën.