Gazetari Aulon Kalaja ka risjellë edhe një herë në vëmendje atë që memoria kolektive e shoqërisë shqiptare e harron më shpejt seç duhet. Gjatë muajit Gusht kryeqyteti i Shqipërisë, i cili duhet të furnizojë 24 orë me drita dhe ujë të pijshëm, vuajti një mungesë të theksuar uji. Por, kjo nuk ishte më e pakta. Sipas gazetarit Kalaja, ‘fatura e ujit për muajin gusht ishte më e madhe sa edhe ajo e dritave ndërkohë që shumë prej banorëve kanë qenë me pushime”.
“Njeriu qe la pa uje Tiranen, lavderohet se lyu vijat e bardha te nje rruge. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Ka shume reklame dhe pak pune. Ne rast se do kishte ndodhur qe kryebashkiaku i Oslos do e linte kryeqytetin pa uje dhe do postonte ne facebook nje status krenarie se ekipi i tij ka lyer vijat e bardha te nje rruge, at’here ate do e trajtonte nje psikolog dhe askush nuk do e merte me seriozisht.
Pra Erion Veliaj do mund te kishte nje krenari, ne rast se do te permiresonte situaten e ujit ne Tirane, por ky nuk mjaftohet me kaq. Edhe pse kryeqyteti i “cmimeve famoze” nuk ka uje, fatura e ujit vjen me e shtrenjte se ajo e energjise elektrike. Po ku jap nje shembull personal. Muajin qe lam pas, une kam qene me pushime dhe te gjithe e dime qe Tirana vuajti mungesen e ujit. Por nuk ishte e thene. Une e kam paguar faturen e ujit me shtrenjte se ate te energjise elektrike. Edhe pse nuk ka uje, Veliaj vazhdon dhe vjedh ne xhepat e qytetareve, sepse ky fenomen nuk kish ndodhur vetem me mua. Mos te flasim per luks pastaj, se ujin e paguajme per te pijshem dhe e dime fort mire se cfare nxjerr rrubineta…,” u shpreh Kalaja.