Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Siç bën me dije policia këtë të shtunë, është qëlluar ndaj një makine ku ndodhej një 27-vjeçar. Ku i fundit, nuk ka pësuar lëndime.
“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.