• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ekzekutimi në Lushnje, në shoqërinë e kujt ishte viktima para atentatit…

08:26 : 02/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Detaje te reja nga ngjarja e rende ne Lushnje, ku një 40-vjeçar u ekzekutua mëngjesin e djeshëm, nga dy persona të maskuar, që e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënder Libohova”, në orën 08:15. Burime nga Policia thanë se viktima është Besnik Hida, tregtar pjesësh këmbimi për automjete. Ndërsa burimet thanë se Hidës i kanë vrarë edhe nipin dy vite më parë, ngjarje për të cilën u dyshuan dhe u shpallën në kërkim rivalët e Aldo Bares.Lokali ku u ekzekutua

Lokali ku u ekzekutua
Ai ka qenë duke pirë kafe në momentin që u qëllua për vdekje. Ndërsa rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, në tavolinë me të ka qenë edhe Fatos Latifi, babai i nipit të tij, Zamir Latifi, i vrarë dy vite më parë në Lushnjë.Atentatorët, që sipas burimeve kanë qenë dy persona të maskuar, i janë afruar me makinë lokalit ku ndodhej viktima, kanë zbritur duke u ngjitur në verandën e katit të dytë dhe e kanë qëlluar me breshëri.

hida1

Menjëherë pas krimit, ata janë kthyer në makinë dhe janë larguar me shpejtësi, duke përdorur disa rrugica të qytetit, nga ku kanë dalë dhe më pas i kanë vënë flakën makinës. Në makinën e djegur u gjetën 3 armë zjarri, dy automatikë dhe një pistoletë. Këto armë janë sekuestruar nga Policia dhe do të ekzaminohen në Laboratorin e Kriminalistikës.

NGJARJA

Besnik Hida, baba i dy fëmijëve, po pinte kafe kur u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në Lushnjë. Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën, që ndodhej në verandën e lokalit, sipër një supermarketi që ishte në pronësinë e tij.

hida

Burime nga grupi hetimor thanë se vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje me zinxhirin e larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut. Policia është vënë në ndjekje të dy personave, por kanë gjetur vetëm një makinë tip “Fiat” të djegur në dalje të qytetit, brenda së cilës ndodheshin tri armë, dy prej të cilave dyshohet të jenë përdorur në krim.

Viktima është daja i Zamir Latifit, i vrarë dy vite më parë në një atentat, që në atë kohë u dyshua se kishte objektiv nipin e Aldo Bares. Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Për atë vrasje, familjarët e viktimës akuzuan Laert Haxhiun dhe Oregest Bilbilin si autorë të vrasjes. Mësohet se familjarët e viktimës i kanë thënë Policisë se dy javët e fundit i kanë parë të lëvizin me makina luksoze Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, por sipas tyre nuk është marrë asnjë masë. Edhe për këtë ngjarje, familjarët akuzojnë Laert Haxhiu dhe Oregest Bilbilin. Policia e Lushnjës ka shoqëruar familjarët e viktimës dhe po siguron pamjet filmike të kamerave të sigurisë të biznese dhe objekteve në atë zonë.

POLICIA

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lushnjës, autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta të lagjes. Policia tha se dje rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Besnik Hida, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet, ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë së Lushnjës. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, Lushnjë-Fier dhe Lushnjë-Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes, menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Lushnjës. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Rreth një vit më parë, viktima i ka shpëtuar një tjetër atentati me eksploziv. Në atë kohë, në makinën që Hida kishte parkuar para banesës, i kishin vendosur lëndë plasëse tritol, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz.

Viktima i shpëtoi atentatit me eksploziv para një viti

Rreth një vit më parë, Besnik Hida, i cili u ekzekutua me kallashnikov mëngjesin e djeshëm në Lushnjë, i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati. Në atë kohë, autorët kishin vendosur eksploziv në makinën e tij, i cili shpërtheu, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Burime nga Policia thanë në atë kohë se tritoli ishte vënë në makinën që Hida kishte parkuar jashtë banesës, por nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Pjesa e eksplozivit ishte vendosur në motorin e automjetit, ndërkohë që shpërthimi ndodhi në momentin kur familjarët e tij ishin në gjumë. I pyetur nga Policia rreth një vit më parë kur ndodhi ngjarja, Hida deklaroi se nuk kishte probleme dhe as konflikte me njeri. Megjithatë, ai kishte dyshime se eksplozivi i vendosur në makinën e tij nuk kishte pasur si qëllim eliminimin fizik, por ishte një paralajmërim.

Kjo, për arsye se që pas vrasjes së nipit të tij, Zamir Latifit, Hida kishte kërkuar vazhdimisht drejtësi për këtë ngjarje, duke këmbëngulur që autorët të viheshin para drejtësisë. Pas shpërthimit në makinë, ai deklaroi se kjo ngjarje ishte një paralajmërim për t’i mbyllur gojën dhe për ta detyruar që të largohej nga Shqipëria bashkë me familjen, gjë të cilën ai nuk e bëri.

Madje, vazhdoi të kërkonte drejtësi për nipin, deri dje që u ekzekutua. Kjo është një ndër arsyet që i ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se vrasja e Besnik Hidës është vazhdim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale në Lushnjë. Madje, edhe skema e krimit është thuajse e ngjashme, me breshëri kallashnikovi, e njëjtë me atë që i mori jetën nipit të tij në vitin 2017.

/PANORAMA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

Nis aplikimi për Lotarinë Amerikane, ambasada jep udhëzimet

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com