• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna ndaj fëmijëve CRCA thirrje Kuvendit: Të ngrihet komision hetimor

19:24 : 02/10/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri është kthyer në një fenomen shqetësues. Fëmijë që dhunohen seksualisht dhe kur janë në mbrojtje të shtetit. Duke marrë shks nga rasti i fundit i dhunimit të një vajze 12 vjeçare në Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hallulli, Qendra për Mbrojtjen  Fëmijëve në Shqipëri i bënë thirrje Kuvendit të ndërhyjë. Në një letër publike, kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë ngritja e një Komisioni Hetimor për të hetuar të gjitha rastet e dhunë tek fëmijët e mitur.

Letra e plotë

CRCA/ECPAT Shqipëri: Qeveria të mbyllë urgjentisht të gjithë institucionet rezidenciale të përhershme për fëmijët!

Kuvendi i Shqipërisë duhet të krijojë menjëherë një komision hetimor për të gjitha rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual në këto institucione!

Tiranë, 2 Tetor 2019 – CRCA/ECPAT Shqipëri është thellësisht e shqetësuar në lidhje me rastin më të fundit të dhunës seksuale dhe bulizmit të raportuar nga mediat ndaj një vajze 12 vjeçare, e cila ishte nën kujdesin e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”në Tiranë, përgjatë disa viteve, kohë kjo kur sipas mediave ka ndodhur bulizmi dhe dhuna e raportuar nga vetë vajza.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Emisioni investigativ Fix Fare në Top Channel, prej dy ditësh, ka trajtuar rastin e një vajze e cila raorton se është dhunuar seksualisht dhe ka pësuar bulizëm nga bashkëmoshatarët  e saj që qëndrojnë në rezidencën  “Zyber Hallulli”në Tiranë. Deklaratat e vajzës 12 vjeçare dhe shqetësimi i nënës së saj, intervistat e drejtuesve dhe punonjësve të këtij institucioni, prej dy ditësh shfaqen në ekran, duke na treguar jo vetëm dhunën që përsëritet e ushtrohet në të tilla rezidenca, por edhe mungesën e rregullave, standarteve dhe politikave për  mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, diskriminimi, neglizhenca dhe shfrytëzimi.

Nuk është hera e parë që Qendrat rezidenciale të përhershme të kujdesit për fëmijët jetimë dhe ata të braktisur nga prindërit biologjikë në Shqipëri, vendosen në qendër të akuzave dhe raportimeve për përdorim të dhunës fizike dhe seksuale ndaj fëmijëve. Më 19 maj 2016, CRCA/ECPAT Shqipëri, publikisht kërkoi mbylljen  e të gjitha institucioneve rezidenciale, për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës fizike dhe seksuale në institucionet rezidenciale publike dhe private në vend. Pavarësisht kësaj kërkese institucionet zgjodhën të mos ndërmarrin asnjë veprim, ndërkohë që dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve kanë vijojnë të ndodhin, siç pasqyrohet në raportet më të fundit në media.

Nisur nga kjo, CRCA/ECPAT Shqipëri, pas marrjes në konsideratë në mënyrë të kujdesshme të të gjithë faktorëve që nxisin, inkurajojnë apo ushqejnë dhunën seksuale ndaj fëmijëve, i ri-kërkon sot publikisht Këshillit të Ministrave dhe  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të mbyllë një herë e përgjithmonë sistemin e qendrave rezidenciale të përhershme për fëmijët.

Po në vijim të kësaj kërkese, ne i rekomandojmë Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa më poshtë:

  1. Kuvendi i Shqipërisë të miratojë me procedurë të përshpejtuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar dhunën, neglizhencën apo shfrytëziminseksual që mund t’i jetë bërë fëmijëve që kanë jetuar dhe ende jetojnë në Shtëpi të Fëmijëve (publike ose private), duke përfshirë këtu edhe dhunën historike seksuale, pra atë që ka ndodhur prej vitesh, por që ende nuk është raportuar dhe hetuar.  Viktimat e çdo akti dhune presin që shteti i tyre të tregojë përgjegjësinë maksimale në dëgjimin dhe raportimin e historive të tyre, vënien përpara përgjegjësisë të çdo abuzuesi dhe dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar tek ta, ndërsa kanë qenë në kujdes të shtetit shqiptar;
  2. Kuvendi i Shqipërisëduhet të miratojë me prioritet ndryshime dhe përmirësime ligjore në Kodin e Familjes dhe në ligje të tjera, që do të bënin të mundur kthimin e shërbimit të familjeve alternative në një sistem kombëtar të përkujdesjes alternative në familje për fëmijët e mbetur pa familje apo që vijnë nga familje të shpërbëra. Ky sistem duhet të përfshijë monitorimin e vazhdueshëm dhe profesional të familjeve përkujdesëse dhe mbështetjen financiare të tyre;
  3. Këshilli i Ministrave të vendosë, bazuar në një plan të qartë dhe të detajuar, mbylljen e çdo institucioni rezidencial të përhershëm të përkujdesjes së fëmijëvedhe kthimin e të gjithë shtëpive të fëmijëve në Qendra Ditore të Punës Sociale dhe Komunitare, të bashkë-administruara me organizatat e shoqërisë civile dhe të financuara nga Fondi Social i Buxhetit të Shtetit.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vlerëson dhe përshëndet maksimalisht të gjitha përpjekjet e mediave në Shqipëri për evidentimin e rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual, si dhe të gjitha problematikave të fëmijëve që ndodhen në institucione që janë nën kujdesin e shtetit.

 

 

 

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

Analisti për Reformën Zgjedhore: Nuk i jep fund krizës që ka pushtuar vendin

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com