Ish-ministri i jashtëm i PS, Ditmir Bushati foli sot për radion shtetrore gjermane DW se PS-ja nëse nuk korigjohet, atëhere atë e pret vetshkatërrimi total.
Ai kritikoi mënyrën e drejtimit të qeverisë, duke kujtuar se nuk po mbajnë premtimet.
Intervista e Bushatit ka shkaktuar shumë zemërim te kryeministri Rama. Mësohet se asnjë deputet nuk i hap tel ish-ministrit nga frika e Edi Ramës. Edhe kur e takojnë, disa deputetë që mendojnë si ai, e takojnë fshehurazi si dikur njesitet guerile kur iknin nga fashistët./Koha Jonë/