• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me bukën e shqiptarëve/Myku që kthehet në kancerogjen

11:01 : 28/09/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Në Shqipëri operojnë në treg rreth pesë mijë furra buke.

Cilësia e bukës që ato ofrojnë çdo ditë është vënë shpesh në diskutim, siç ka ndodhur në jo pak raste edhe me produkte të tjera ushqimore. Disa muaj më parë, pas shqetësimeve të ngritura u zëvendësua mielli i importuar nga Serbia me grurë.

Por sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Enriko Ceko, ulja e sasisë së importit të grurit nuk mund të quhet sukses. Kjo për shkak të reduktimit të popullsisë. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura herë pas here nga ekspertët ka qenë niveli proteinik.

Një anketë e fundit e ISHP-së ka gjetur se anemia te fëmijët është rritur me gati 9% nga viti 2008-2018 si rezultat i kequshqyerjes nga buka pa proteina. Në bazë të standardit europian, nivelin i proteinave në miellin e bukës nuk duhet të jetë më poshtë apo më sipër se 12.5.por pavarësisht nga ajo që mund të deklarohet në dokumentacion, këtu ka hapësira për manipulim.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Por çfarë ka tjetër brenda buka që ne hamë përditë? Aditivët janë përmendur shpesh kur është fjala për manipulimin gjatë procesit të prodhimit, me qëllim uljen e kostove apo edhe rritjen e cilësisë në dukje të produktit.

Sipas AKU, kontrolle në lidhje me përbërës të tillë shtesë në bukë janë ushtruar herë pas here, shpesh pas denoncimeve të vetë qytetarëve.

Ngjyruesit janë shpesh një përbërës i bukës, për të cilin ne si konsumatorë nuk jemi në dijeni. Një nga manipulimet tipike që i bëhen bukës përmes ngjyruesve është kthimi i bukës së bardhë në të zezë ose integrale.

Konsumatori shqiptar në shumicën e rasteve blen në furra, dyqane apo markete bukë për të cilën nuk ka asnjë informacion. Origjina e miellit, përbërësit e bukës apo pesha nuk reflektohen në ambalazhin e produktit. Por pavarësisht se një nevojë e domosdoshme dhe mbi të gjitha një e drejtë e konsumatorit, ky hap duket se është ende larg.

Një tjetër element që mund ta bëjë bukën të rrezikshme për shëndetin tonë është niveli i lagështirës në grurë. Në rast të mungesës së kontrolleve dhe masave paraprake, myku mund të kthehet në kancerogjen.

Prerja e bukës nga vetë furrat, një proces i aplikuar vitet e fundit në Shqipëri, mund të dëmtojë cilësinë e saj. Pavarësisht se është shumë më praktike të blesh një bukë të prerë sesa ta presësh atë vetë në shtëpi, ekspertët këshillojnë metodën e vjetër.

A ka forma të tjera me të cilat prodhuesit e bukës manipulojnë konsumatorin? Për të ulur humbjet dhe për të shtuar fitimin, hiletë janë nga më të ndryshmet.

Si një nga produktet ushqimore më të rëndësishme, buka dhe furrat ku ajo prodhohet, por edhe vetë lënda e parë janë subjekt i kontrolleve të AKU-së. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni që duhet të na garantojë ne sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë.

Po sa ia del AKU të na garantojë ne si konsumatorë se buka që blejmë dhe hamë çdo ditë është e sigurt?

A i ka ajo kapacitetet e duhura njerëzore apo laboratorët e nevojshëm për analizat? Këto të fundit nuk mungojnë, por kur vjen puna te burimet njerëzore, duket se ky institucion u ka hapur dyert njerëzve që nuk kanë përgatitjen e duhur./TemA

 

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Harron divorcin, aktorja kapet me Agron Llakajn: Këmbëngula që Romeo të ishte në Al-Pazar, ai s’e donte

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com