• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Historia e plotë, gurorja e Lepenicës, drejtësia i jep “zjarr” konfliktit Durmishaj-Salla

18:09 : 28/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE
Arlinda Durmishaj (majtas), Paulo Durmishaj në spital (në mes) dhe biznesmeni Ylli Salla (djathtas)

Arlinda Durmishaj (majtas), Paulo Durmishaj në spital (në mes) dhe biznesmeni Ylli Salla (djathtas)

Nga Boldnews.al

Arlinda Durmishaj është e bindur se djali i saj u godit qëllimisht me automjet pak ditë më parë nga një punonjës i kompanisë me pronar shtetasin Ylli Salla, ortakun-armik të saj, në një gurore në Lepenicë të Vlorës.

Në një komunikim me “Boldnews.al”, zonja tregon se “aksidenti i qëllimshëm ndaj djalit të saj 19-vjeçar, Paulo, është iniciuar nga Ylli Salla”, me të cilin familja Durmishaj është në një konflikt pronësie prej 4 vitesh.

Policia e Vlorës njoftoi zyrtarisht se, mesditën e së Enjtes, shtetasi A.N. punonjës i kompanisë “Ylli Salla” shpk, ka goditur me automjet shtetasin P.D (Paulo Durmishaj), duke i shkaktuar atij dëmtime. Në vijim të kësaj ngjarjeve, Policia ka kryer arrestimin e A.N, për vepra penale të “plagosje të lehtë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një thikë.

Gjithashtu, Policia e Vlorës njofton se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.S. (Ylli Salla) për “kallëzim të rremë”, pasi ka deklaruar në mënyrë të gënjeshtërt para oficerëve të Policisë Gjyqësore se është dhunuar.

Lexo edhe:

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

Të dhënat e njoftuara nga Policia, në mënyrë indirekte, hedhin dritë me ngjarjen e datës 26 Shtator 2019. Në bazë të informacionit policor, krijohet idea se shtetasi Y.S. (Ylli Salla), në përpjekje për të justifikuar veprimet e vartësit tashmë të arrestuar, A.N. (Adhurim Ngucaj), ka ngritur alibinë se është dhunuar.

Ky skenar përputhet me dyshimet e forta të Arlinda Durmishaj se “djali i saj është goditur qëllimisht, me porosi të Ylli Sallës”, në vijim të konfliktit të tyre të hershëm.

Ortakëria konfliktuale
Arlinda Durmishaj rrëfen për “Boldnews.al” se bashkëshorti i saj, Vendimi dhe biznesmeni nga Elbasani, Ylli Salla, kanë nisur një aktivitet të përbashkët guroreje në zonën e Lepenicës, rreth 3 vjet më parë.

Vendim Durmishaj ka siguruar firmat e banorëve të zonës, të cilët e kanë njohur zonën si pronë të familjes Durmishaj me “pleqësi”, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe lejen për të punuar në gurore, në malin pranë Lepenicës.

Deklaratë e banorëve të fshatit Lepenicë, Vlorë, me të cilën njohin pronësinë e familjes Durmishaj mbi territorin ku ndodhet gurorja

Por, Vendim Durmishaj ka pasur nevojë për ndihmën e një biznesmeni në fushën e guroreve, me qëllim që të kryente aplikimet e nevojshme për nxjerrjen e lejes dhe licensave përkatëse.

Për këto arsye, Vendim Durmishaj, administrator i “Pamel Durmishaj”, ka kontaktuar dhe gjetur dakordësinë e Ylli Sallës, i cili mori përsipër të kryente veprimet administrative pranë Ministrisë së Energjitikës. Palët ranë dakord që të krijonin një kompani të përbashkët, me dy ortakë dhe me 50% të aksioneve secili.

Për nisjen e punës së aktivitetit privat, Vendim Durmishaj i kalon ortakut të ri, Ylli Salla, nëpërmjet llogarisë bankare, shumën prej 32 mijë euro, me shënimet përkatëse, për kostot e nxjerrjes së lejeve dhe licensës përkatëse, si edhe blerjen e pajisjeve të punës.

Shtetasi Ylli Salla arrin të sigurojë lejen minerare, por dokumenti regjistrohet vetëm në emër të “Y.Salla” shpk. Vendim Durmishaj kontakton me Ylli Sallën për këtë situatë. Biznesmeni elbasanas i deklaron se, pavarësisht se leja ka dalë në emër të “Ylli Salla”, regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) do të bëhet në emër të dy ortakëve- Salla dhe Durmishaj.

Nën këtë premtim, Vendim Durmishaj kontakton me banorët e Lepenicës, për t’u marrë lejen për ndërtimin e rrugës që të çon nga fshati deri tek gurorja dhe që kalon në prona të personave të ndryshëm. Këto veprime, Durmishaj i kreu për llogari të “Ylli Salla” shpk, duke qenë se leja minerare kishte dalë në atë emër.

Por, gjithësesi, Vendim Durmishaj ka nënshkruar kontrata individuale me banorët për shfrytëzimin e tokës së tyre, në cilësinë e administratorit të “Pamel Durmishaj”.

Pasi mori lejen e banorëve, Durmishaj, së bashku me një tjetër kompani që vepronte në gurore, “Ana 2013” investuan, me shpenzimet e tyre, për rregullimin e një rruge të vjetër, mbi 3 kilometra të gjatë, që lidhte fshatin Lepenicë me guroret.

Investimi për rrugën është formalizuar me një “Akt-Marrëveshje” për vendosje servituti vullnetar, ndërmjet “Pamel Durmishaj” shpk dhe “Ana-2013” shpk, e nënshkruar në datë 30 Shtator 2015.

Akt-marrëveshje ndërmjet “Pamel Durmishaj” dhe “Ana-2013” sh.p.k. për servitutin mbi rrugën Lepenicë-gurore

Ndërkohë që Vendim Durmishaj po angazhohej për ndërtimin e rrugës, në pritje të formalizimit të marrëveshjes me Ylli Sallën, ku i fundit regjistron biznesin në QKB, vetëm në emër të tij.

Ky përjashtim “formal”, nga letrat, dalëngadalë nisi të bëhet edhe faktit, ku, sipas Arlinda Durmishaj, Ylli Salla nuk e njihte ortakërinë dhe vepronte si i vetëëm. Prej këtij momenti, raportet ndërmjet Durmishajt dhe Sallës u karakterizuan nga konflikte verbale, fizike dhe gjyqësore, të cilat vijojnë ende pa marrë zgjidhje përfundimtar.

Proceset gjyqësore
Në vitin 2016, Vendim Durmishaj, në cilësinë e administratorit të “Pamel Durmishaj”, kallëzon penalisht “ortakun” e tij, Ylli Salla, për “mashtrim” në shumën 32 mijë euro, të cilat ishin dhënë parapagim për nisjen e aktivitetit të përbashkët në gurore.

Prokuroria e Vlorës, në përfundim të hetimeve, e akuzon Ylli Sallën për veprën penale “mashtrimi me pasoja të rënda” dhe, në përfundim të gjykimit kërkon dënimin e tij me 6 vjet burgim, si edhe gjobë 1 milion lekë të reja për subjektit tregtar “Ylli Salla” shpk.

Vendimi i Gjykatës së Vlorës që shpalli të pafajshëm shtetasin Ylli Salla, i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”

Gjyqtari i çështjes, Albert Spiro vendosi të rrëzojë akuzat e Prokurorisë, duke e shpallur të pafajshëm biznesmenin Ylli Salla me vendimin e datës 17 Qershor 2019. Sipas argumentimit të gjykatës, nuk provohet vepra penale e mashtrimit, pasi i pandehuri Salla nuk ka pasur për qëllim të fshehë raportin financiar me Vendim Durmishaj, marrëdhënie e realizuar nëpërmjet transaksioneve bankare.

Gjithashtu, gjykata vlerëson “vullnetin e palës së akuzuar për të njohur detyrimin, si edhe garancinë për të shlyer shumën prej 32 mijë euro kundrejt Vendim Durmishajt”. Por, “vullneti dhe gatishmëria” e konstatuar nga gjykata, ende nuk është materializuar nga shtetasi Ylli Salla, i cili, siç rezulton nga aktet e dorëzuara në gjykatë, ka pasur, më së paku, mundësitë për shlyerjen e detyrimit.

Dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Vlorës që shpalli të pafajshëm shtetasin Ylli Salla, i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”

Qëndrimi i gjykatës për pafajësinë e Sallës nuk ka bindur aspak Prokurorinë e Vlorës, e cila ka ankimuar rastin në Gjykatën e Apelit vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit, konkretisht në 18 Qershor 2019. Çështja është në pritje të shqyrtimit nga gjykata e shkallës së dytë.

Ankimi i Prokurorisë së Vlorës mbi vendimin e pafajësisë për shtetasin Ylli Salla

Paralelisht me procesin penal, familja Durmishaj ka paditur civilisht Ylli Sallën, me objekt “kthim shume”.

Arlinda Durmishaj deklaron për “Boldnews.al” se gjykata i kishte njoftuar se seanca për këtë padi do të zhvillohej në datë 3 Korrik 2019, ora 12.30. Por, siç u konstatua më vonë, gjyqtari Hektor Sinanaj kishte zhvilluar seancën rreth një orë më parë, në 11.30.

Kjo seancë, natyrisht, është zhvilluar pa praninë e palëve, për shkak se ishin njoftuar që seanca do të zhvillohej në një orë tjetër (12.30). Duke qenë se pala e paditur nuk është paraqitur në seancë, për shkak të afrimit të orarit, gjyqtari Sinanaj ka vendosur pushimin e çështjes, pasi, rastet e mosparaqitjes së paditësit, Kodi i Procedurës Civile i konsideron si “tërheqje nga padia”.

Vendimi i pushimit i Gjykatës së Vlorës për padinë e ngritur nga Arlinda Durmishaj kundër Ylli Salla, me objekt “Kthim shume”

Në fakt, Arlinda Durmishaj deklaron se jo vetëm nuk janë tërhequr nga padia, por kanë bërë sërish një padi të re për “kthim shume” kundër Ylli Sallës, të cilën e kanë dorëzuar menjëherë pasi gjyqtari Sinanaj vendosi “pushimin e çështjes” për padinë e parë.

Konflikti për rrugën
Biznesmeni Ylli Salla nuk ka qëndruar pasiv përballë kallëzimit dhe padisë së familjes Durmishaj. Në vitin 2017, Salla ka depozituar një padi në gjykatë kundër Vendim Durmishaj dhe “Ana-2013” shpk, me argumentin se këto dy palë i kanë penguar shfrytëzimin e lirë të rrugës që të çon në gurore.

Sipas padisë, Vendim Durmishaj dhe punonjës të “Ana-2013” kanë vendosur makineri të rënda në rrugë, duke i penguar lëvizjen mjeteve të tij dhe se nga kjo situatë, kompanisë “Ylli Salla” shpk i kanë ardhur dëme financiare.

Të dyja gjykatat, e shkallës së parë dhe e Apelit, kanë arritur në konkluzionin se, bazuar në provat e paraqitura, shtetasi Vendim Durmishaj nuk ka lidhje në këtë ngjarje.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë mbi konfliktin civil për përdorimin e rrugës Lepenicë-gurore, me paditës Ylli Salla dhe të paditur “Pamel Durmishaj” sh.p.k. dhe “Ana-2013” sh.p.k.

Ndërsa, përsa i përket përdorimit të rrugës, gjykatat i kanë dhënë të drejtë Ylli Sallës. Gjykata është kujdesur që të tregohet sa më e kufizuar në vendimin e saj, bazuar vetëm në dokumentat e paraqitur në proces.

Sipas akteve të depozituara nga Bashkia Selenicë, rezulton që rruga që lidh fshatin Lepenicë me guroren është “pronë Shtet”. Po ashtu, nga aktet e Bashkisë, rezulton se të drejtën e përdorimit të rrugës e kanë “50% me 50%” kompanitë “Ana-2013” dhe “Ylli Salla” shpk.

Gjykata, bazuar në aktet zyrtare, konstaton se rruga është ndërtuar me investimet e “Ana-2013” dhe se “Ylli Salla” shpk nuk ka kontribuuar financiarisht në të. Por, megjithatë, Bashkia e Selenicës e ka konsideruar ndërtimin e rrugës si “iniciativë të vetë shoqërisë Ana-2013” dhe se “prona është Shtet”.

Për këtë arsye, megjithëse pranohet që investimi është kryer nga “Ana-2013” (së bashku me angazhimin e Vendim Durmishaj, siç është cituar më lart), gjykata ia njohu të drejtën e përdorimit të rrugës edhe kompanisë “Ylli Salla” shpk, meqenëse objekti vijon të jetë ende “pronë Shtet”.

Vendimi përfundimtar për këtë çështje u dha në 26 Korrik 2018, nga treshja e Gjykatës së Apelit, e përbërë nga kryesuese Alma Liçaj, e shkarkuar së fundmi nga Vetingu, si edhe anëtarë Petrit Aliaj e Iliba Bezati.

Ende pa zgjidhje
Konfliktet ndërmjet Durmishajve dhe Sallës duket se, për fat të keq, do të vijojnë. Përplasja më e fundit, ajo e ndodhur në 26 Shtator, ku Paulo Durmishaj u godit me automjet nga punonjësi i “Ylli Salla” shpk, është paraprirë nga të tjera problematika.

Rreth dy vjet më parë, Vendim Durmishaj, në gjendje të vështirë psikologjike për shkak të humbjeve financiare, ka tentuar të vrasë veten. Për fat të mirë, ai është në jetë.

Një përplasje, fillimisht verbale e më tej fizike ndërmjet palëve ka ndodhur edhe në 27 Korrik 2018, në ambjentet e Gjykatës së Apelit të Vlorës, ku pritej vendimi për çështjen e përdorimit të rrugës Lepenicë-gurore.

Arlinda Durmishaj deklaron për “Boldnews.al” se ajo është ofenduar rëndë në ambjentet e gjykatës, në prani të shumë personave dhe punonjësve të policisë. Për këtë arsye, ka ndërhyrë bashkëshorti i saj, “Vendimi, i cili u godit rëndë, duke qëndruar 12 ditë në spital”.

Pas më shumë se tre vitesh konflikti të ashpër, dy palët, Durmishaj dhe Salla vijojnë të qëndrojnë ende në llogoret e tyre, në pritje të një zgjidhje përfundimtare nga ana e autoriteteve shtetërore.

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025
AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025
BOTA

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025
AKTUALITET

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë/ Drejtori: S’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

20:54 : 23/05/2025
Para

A ka lidhje gjatësia me sëmundjen e diabetit?

TË GJITHA

Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025

Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë/ Drejtori: S’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

20:54 : 23/05/2025

“E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

20:53 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com