• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kinezët “pushtojnë” Serbinë/ Policë nga Kina patrullojnë Beogradin

09:19 : 26/09/2019
në RAJONI

Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera.

Pekini ka dërguar së fundmi një kontigjent policësh në Serbi, për të ndihmuar forcat vendase në tre qytete. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, ky është shembulli më i fundit i bashkëpunimit në zgjerim mes Kinës dhe Serbisë.

Rreth një javë më parë, oficerë të policisë kineze patrullojnë pikat turistike në Beograd, së bashku me homologët e tyre serbë. Zyrtarët serbë thonë se përforcimet kineze janë të nevojshme për të ndihmuar me numrin e shtuar të vizitorëve nga Kina, si dhe të vetë kinezëve që banojnë në Serbi.

“Kemi vënë në dispozicion një numër telefoni për turistët kinezë dhe kinezët që banojnë këtu. Marrin në telefon nëse kanë nevojë për ndihmë dhe në ftojmë homologët serbë të shkojmë në komunitetet kineze, kompanitë kineze dhe institucionet”, thotë Jin Yao, oficer i policisë kineze.

Policët kinezë gjenden edhe pranë aeroportit “Nikola Tesla”, si dhe tek një qendër tregtare kineze në rrethinat e Beogradit. Oficerë të tjerë kinezë janë të vendosur në qytetet Novi Sad dhe Smederevo.

Lexo edhe:

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

“Nuk kanë autoritet ligjor; vetëm na ndërlidhin me turistët që të komunikojmë më mirë”, thotë Zoran Jovanovic, oficer i policisë serbe.

Serbia ka patur marrëdhënie të ngushta me Kinën për shumë vite. Rreth 1400 kinezë jetojnë në kryeqytetin serb. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Serbinë në vitin 2016. Dy vendet nënshkruan këtë vit disa marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndër to edhe për ndihmën e Kinës për ndërtimin e një rrjeti metroje në Beograd, duke filluar nga viti i ardhshëm. Ky projekt është pjesë e iniciativës kineze “Një brez, një rrugë” që synon të zgjerojë lidhjet tregtare për kompanitë kineze.

Një javë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vucic iu bashkua ambasadorit kinez Chen Bo në një ceremoni për 70-vjetorin e Kinës komuniste.

“Miqësia kinezo-serbe do të rrojë përjetë… E falenderoj Kinën për gjithë ç’ka bërë për Serbinë. Rroftë Serbia. Rroftë Kina”, foli në gjuhën kineze dhe serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kina thotë se iniciativa e saj “Një brez, një rrugë” është një përpjekje për të nxitur lidhjet rajonale përgjatë trajektores së vjetër tregtare të Brezit të Mëndafshtë. Kritikët thonë se kjo është një mësymje nëpërmje tregtisë e dominancës kineze në çështjet globale./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025
BOTA

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025
SHOW BIZ

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025
AKTUALITET

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025
AKTUALITET

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025
Para

Shqiptarët thyejnë mitin e vjedhjeve /Grekët ‘të mahnitur’ nga puna e emigrantëve për komunitetin

TË GJITHA

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, mesazhi që i dërgon

18:44 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com