• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre gjyqe për Tahirin me kryegjyqtar Ramën

13:47 : 21/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kureshtja u shua. Kishte dy ditë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lajmëronte se do të fliste sot, fiks në orën 11.30 minuta. Pak më shumë se gjysëm ore konferencë, ku pjesa më e madhe ishin fjalime të tij të vjetra, fakte që sipas tij tregojnë se është i pafajshëm, apo akuza se ka pasur ish-ministra dhe kryeministra që kanë vrarë dhe nuk janë akuzuar.

Ai është një person i dënuar me tre vite shërbim prove. Një alternativë e dënimit me burg, por Tahiri nuk pati kurajën që të thonte të vërtetën. Dënimi, apo pafajësia e tij është në duart e “shefit të madh”, Edi Ramës.

Sistemi i sotëm i drejtësisë nuk nënkupton që kryeministri t’i marrë një nga një gjyqtarët në telefon dhe diktojë dënimin, por mendja e tij nënkuptohet nga transkriptuesit politik, ku edhe vetë gjyqtarët janë bërë të tillë. Dënim me burg për Tahirin? Do ishte e rëndë, e nën atë tmerr ish-ministri mund të merrte edhe të tjerë me vete, dhe me të drejtë. Po imazhi i kryeministrit? Mos, ai nuk duhet prekur, shpëtojmë Tahirin për hir të propagandës që nuk ka gjyq që e “burgos”.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

Provat për gjyqtarët nuk janë faktet e fajësisë apo pafajësisë, sepse rasti Tahiri ishte rast mirëfilltas politik, jo tërësisht ligjor dhe mbi të gjitha kishte edhe një interes masiv  popullor.

Në “gjyqin popullor”, për një pjesë të ndarë ndoshta 50 me 50, Saimir Tahiri është fajtori më i pafajshëm mes shumë fajtorëve të mëdhenj të politikës aktuale. Ka syresh ministra dhe ish-ministra që kanë bërë zullume shumë më të mëdha se Tahiri, që sot gëzojnë privilegje, kanë pasuri aq të shumta, ku do u duhen disa jetë që ti shpenzojnë. E sot ata janë në krye të vendit. Argalisen mes pushtetit, dhunës mbi qytetarët dhe benefiteve të panumërta që ia atribuojnë vetes. Por ish-ministri Tahiri nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia e madhe e kanabizimit të vendit në vitet 2016-2017.

Qoftë edhe me mosveprimet e tij, gjalloi bima narkotike që trullosi mendjet e shumë grupeve kriminale. Ato kulla e pallate që sot ua sheh hajrin Lali Eri, e kanë burimin në drogën e kohës Tahiri. Vrasjet e tipit mafioz, përplasjet mes bandave të fuqizuara në një pjesë e kanë zanafillën po në atë periudhë. E sot, kërkimi i një ndjese është fare pak, ose tërësisht pa vend. Dëmi është bërë, Tahiri nuk do e fitojë dot “gjyqin moral” në asnjë jetë, për të gjithë atë batërdi me kanabizimin e vendit.

Pikëisht këto grupe kriminale sot kanë hequr maskën në kokë dhe kallashnikovin në duar duke veshur këmishën dhe kollaren e Rilindasit, duke u shfaqur herë si politikanë, e herë si biznesmenë. Mbajnë gjallë politikisht Edi Ramën, atë “shefin e madh” që sot Tahirit nuk ia ka kthyer shpinën, por as e sheh dot drejtëpërdrejtë në sy.

Pasojat i vuan fare pak Tahiri, që dukshëm ka shpresën e madhe se në Gjykatën e Apelit mund të fitojë pafajësinë, gjithnjë nëse situata politike do jetë po kaq kakofonikse saç ndodhet tani, në të kundërt, ka plot arsye që të ndihet i rrezikuar.

Në “gjyqin juridik” shumëçka çaloi. Prokuroria, edhe pse kërkoi 12 vite burgim, pati mangësi të theksuara në paraqitjen e provave fort bindëse. Jo se ata nuk ekzistonin nëse do ishte bërë një hetim i thelluar dhe gjithënashëm, por diçka i stepte, nuk mund të kalohej një prag, ajo vija e kuqe që sjell alarmin dhe shkon deri në veshët e godinës së përhimtë të kryeministrisë. Tre gjyqtarët që do jepnin verdiktin e fundit, ishin mes dy zjarresh, ngado të anonin me dënim ose pafajësi nuk i shpëtonin dot “djegies”, ndaj në këtë rast gjetën një vendim të ndërmjetëm.

Të gjithë dolën të kënaqur dhe të gjithë të pakënaqur. Ish-ministri u dënua, por jo për tre akuza të rënda të grupit të strukturuar kriminal, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe veprimeve si pjesë të organizatës kriminale, u gjet vetëm një vegjë ku të varej dosja, u dënua vetëm për shpërdorim detyre dhe bashkë me “çengelin” ku mbeti dosja e madhe, duket se vendosën edhe mantelin e gjyqtarit, për ta veshur sërish në një kalim të mundshëm të vettingut.

Në “gjyqin politik” më kot mundoheshin të gjithë të pushtetshmit apo ish të pushtetshmit të jepnin mendime. Çështja ka vetëm një emër dhe frymën që ai përçon tek të tijët. Edi Rama mund tia kishte kursyer me kohë stresin ish-ministrit të tij, të cilën e mbajti katër vite, e vlerësoi në çdo dalje publike, por e lëshoi në rastin më të parë. Fare qartë mund tia kishte bërë të ditur: “Saimir, do të dënohesh, por burg nuk do të bësh, për të pastruar imazhin tim, nuk do kesh më vend në parti”.

Ja, kaq ishte e gjitha, nuk ka gjyqtar, prokuror, avokat, politikan apo qytetarë që do u rrente mendje se ndikimi i tyre, presioni popullor kombëtar, zyrtarucë ambasadash ndërkombëtare apo politikanë çakej të jepnin verdiktin mbi fajësinë apo pafajësinë e Tahirit. Kryegjyqtari ka vetëm një emër, të tjerët vijnë nga pas, ashtu sikurse po ndodh sot brenda Rilindjes. Indiferent ai “shefi i madh”, indiferent edhe të tjerët! Vendimin e dha…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025
AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025
Para

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com