Në momentin kur dy lëkundje të fuqishme tërmeti goditën vendin tonë, ku më shumë u ndje në Durrës dhe Tiranë, në stadiumin “Selman Stërmasi” po luhej ndeshja e Kategorisë Superiore Partizani-Bylisi.
Tërmeti ka shkaktuar dëme në muret e stadiumit dhe ka shkaktuar panik te tifozët dhe lojtarët. Ndeshja ndaloi për disa minuta.