Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin rreth 3 orë më parë ka lënë pas dëmtime të shumta materiale edhe në qytetin e Tiranës.
Ashtu si edhe në zona të tjera, edhe te Fresku, shumë pallate kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa qytetarët janë detyruar të lenë banesat e tyre dhe të vazhdojnë të jenë ende në rrugë.