• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeson inceneratori/Lista e kompanive që kanë kryer blerje fiktive për të shmanguar taksat

08:06 : 19/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Kompani të njohura koncesionare, ose të fushës së ndërtimit figurojnë në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH.

Sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga Monitor, janë gjithsej 72 subjekte, që janë të përfshira në një skemë të tillë, të cilat rezultojnë se kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi.
Të 72 kompanitë së bashku kanë kryer blerje fiktive prej 2 miliardë lekësh, ose rreth 16 milionë eurosh (lista në fund).

Listën e kryeson Integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve, me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga prokuroria.

PM & A COMPANY është e dyta në listë me aktivitet në fushën e import mallra të ndryshme dhe lëndë të para, materiale ndërtimi, etj dhe ka realizuar blerje 279 milionë lekësh (2.3 milionë euro). Kompania është krijuar në vitin 2015 dhe bilanci i vetëm që ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit i përket vitit 2016, ku kishte të ardhura prej 9.3 milionë lekësh.

E treta është Afrimi-K, me aktivitet “Import- Eksport, Kerkim, Shfrytzim, Perpunim, Transport Mineralesh per vete dhe te trete”. Kompania është krijuar në vitin 2000 dhe në bilancin e 2018-s raportoi të ardhura totale prej 74 milionë lekësh, me përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm.
Tre subjektet e mësipërm kanë tërhequr rreth 70% të totalit të faturave, sipas vlerës.
Kompanitë e tjera, ndër të cilat ka dhe emra të njohur në fushën e ndërtimit, kanë fatura blerje me vlerë më të ulëta se 55 milionë lekë.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Integrated Technology Services”

Integrated Technology Services që po zbaton projektin e inceneratorit të Elbasanit, raportoi të ardhura prej rreth 1.3 miliardë lekësh, me një rënie të lehtë me bazë vjetore, për vitin 2017, ndërsa bilanci i 2018 nuk është publikuar ende në QKB. Por, kompania rezulton në listën e subjekteve me fitime para taksave më të mëdha në vend për 2018-n, me rreth 750 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet.

Kompania tjetër “INTEGRATED TECHNOLOGY WASTE TREATMENT FIER SHPK”, që është 100% në pronësi të Integrated Technology Services, raportoi të 2018-n të ardhura prej 955 milionë lekësh dhe po kaq dhe shpenzimet për lëndë të parë dhe të konsumueshme, duke deklaruar një fitim zero. Ndërtimi i këtij inceneratori ka nisur vetëm së fundmi, për shkak të protestave të banorëve të zonës. Kompania ka deklaruar zero shpenzime të tjera, si për punonjës ashtu dhe të tjera (shiko tabelën e shpenzimeve e të ardhurave në fund). Shpenzimet për lëndë të parë dhe të konsumueshme të këtij inceneratori janë të përafërta me blerjet fiktive të bëra nga kompania mëmë, Integrated Technology Services.

Të dy kompanitë kanë marrë pagesa nga buxheti i shtetit në vlerë 2.4 miliardë lekësh për periudhën 2015-2019, sipas të dhënave të transaskioneve të thesarit nga Open Data Albania.

Për të tre inceneratorët, atij të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, buxheti pritet të paguajë edhe 46 miliardë lekë deri në 2046. Projekti më afatgjatë është inceneratori i Tiranës, që është i shtrirë deri në vitin 2046 dhe do të marrë pagesa nga buxheti në total prej gati 40 miliardë lekësh (314 milionë euro) për periudhën 2019-2046.

Si funksionon skema e rritjes së shpenzimeve e shmangies së taksave

Skema të tilla, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim, kanë qenë të shpeshta vitet e fundit dhe janë denoncuar shpesh herë nga hetimi tatimor.

Hetuesit shpjegojnë se përgjithësisht këto skema mashtrimi kanë për qëllim shmangien e pagesës së TVSh-së, duke kryer blerje në mënyre fiktive për tu ngarkuar me gjendje TVSH dhe më pas këtë gjendje të TVSH ta përdorin duke kryer shitje në mënyre fiktive të subjekte të treta, këto të fundit me këto blerje ulin fashën e pagesës mujore të TVSH-së si dhe ulin normën e tatim fitimit, duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore.

Kompanitë që përfshihen në këto skema kanë kryesisht marrëdhënie me shtetin, përmes tenderave apo dhe koncesioneve, që kanë norma fitimi reale tepër të larta. Për të fshehur këto norma të larta, që do të nxirrnin në pah abuzimin dhe vjedhjen me tenderat apo koncesionet, ato kanë vënë në zbatim skemën e faturimeve fiktive përmes hapjes së kompanive fantazmë.

Skema funksionon përmes hapjes së kompanive fiktive, ku përgjithësisht gjenden individë nevojtarë të pashkolluar, që u premtohen pagesa të ulëta si shpërblim për përdorimin e emrit dhe kartës së identitetit. Arkitekti i skemës reale përdor kartën e identitetit të individit nevojtar për të regjistruar një subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në emër të subjektit hapet dhe llogaria bankare dhe merret blloku i faturave dhe më pas lëshohen fatura fiktive shitjeje në emër të firmave reale. Këto fatura fiktive shërbejnë dhe për të gjeneruar likuiditet, pasi blerësi i derdh paratë, që më pas tërhiqen cash nga llogaria bankare e individit që hapi subjektin fantazëm. Një pjesë e këtyre parave përdoren më pas për pagimin e ryshfeteve për marrjen e këtyre tenderave kaq fitimprurëse!

Deri tani, ata që kanë përfunduar në ndjekje penale janë vetëm individët që kanë dhënë kartat e identitetit për të hapur firmat fiktive, ndërsa nuk ka pasur ndëshkime për përfituesit realë! /Monitor/

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025
SHENDETI

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025
BOTA

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025
BOTA

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025
Lajmet e Dites

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025
Para

Cakaj në Selinë e Shenjtë/ Shqipëria lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com