• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faktet e reja për Mark Babanin/ Ja ç’thonë dokumentet autentikë të burgjeve italiane

14:54 : 18/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi sot se të inkriminuarit e Edi Ramës poi rezistojnë dekriminalizimit.
Bardhi tha se çështja në Gjykatën e Janinës provoi akuzat dhe deklaratat e opozitës ndaj Agim Kajmakut, i cili vazhdon të qëndrojë në krye të bashkisë së Vorës.

“Nëse Edi Rama nuk do të ishte protektori i Agim kajmakut, Mark Babanit, hajdutit të makinave në Siçili, dhe Valdrin Pjetrit, atëherë ai duhej t’i shkakronte menjëherë nga detyra kryebashkiakët dhe të përballeshin me drejtësinë”, tha Bardhi, duke shtuar se ato e kanë vendin në burg, për shkak se kanë gënjyer ose fshehur të shkuarën e tyre kriminale.

Bardhi akuzoi edhe Prokurorinë, e cila sipas tij nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kryebashkiakëve të Rilindjes, për të cilët PD ka paraqitur prova dhe fakte autentike.

Në vijim, zyrtari demokrat ka paraqitur fakte dhe prova të reja lidhur me dënimin e Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës, në Itali.

“Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme”, tha Bardhi.

Lexo edhe:

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

Deklarata e plotë e Bardhit

Kriminelët e Edi Ramës në bashkitë e vendit vazhdojnë t’i rezistojnë ligjit të dekrizminalizmit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe shërbëtores së tij në prokurori. Është e kotë që e zgjasin agoninë e tyre dhe të shefit të tyre, pasi vendin e kanë të gjithë prapa hekurave. Edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, edhe Agim Kajmaku i Vorës, edhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Megjithëse krimineli i Ramës në Vorë, nga njëra anë mashtronte publikun se nuk ishte arrestuar kurrë, fshehurazi ishte angazhuar që të mbyllte çështjen e hapur penale në Greqi, ku ishte arrestuar me emrin Jorgo Toto.

Pavarësisht se çështja në gjykatën greke nxjerr zbuluar mashtrimin e Agim Kajmakut me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria nuk ka nisur ndaj tij asnjë procedim penal, ndërsa Edi Rama vazhdon ta mbajë atë në mënyrë të paligjshme në krye të Bashkisë së Vorës. Për të treguar se nuk ishte ai protektori politik i Agim Kajmakut, Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar kandidatin e tij për shkelje të rëndë të ligjit.
Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të shkarkohet e të arrestohet.

Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale, por ai nuk mund ta fshehë dot të vërtetën.

Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën.

Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane.

Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person.

Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.

Siç faktojnë dokumentat, Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia.

Dokumentat që po bëjmë sot publikë janë autentikë. Foto në sistemin Italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i nëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me Mark Babanin, kandidatin e Edi Ramës për Bashkinë e Vaut të Dejës.
Mashtrimet dhe përbetimet e Mark Babanit mund të ndihmojnë atë dhe Edi Ramën për të blerë kohë, por e kanë të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre politik.

Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Lajme të lidhura

BOTA

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

17:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

17:49 : 07/07/2025
AKTUALITET

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

17:44 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025
SHOW BIZ

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

17:42 : 07/07/2025
SHOW BIZ

Gerti Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

17:31 : 07/07/2025
Para

Me pankarta dhe fotot e diktatorit/ Kryebashkiaku i Ramës provokon nga Gjirokastra

TË GJITHA

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

17:52 : 07/07/2025

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

17:49 : 07/07/2025

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

17:44 : 07/07/2025

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

17:42 : 07/07/2025

Gerti Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

17:31 : 07/07/2025

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com