• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmi ndaj rafinerive të naftës/ Trump: Përgjegjës është Irani, jemi gati për luftë

09:07 : 17/09/2019
në BOTA

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se, mesa duket, Irani është përgjegjës për sulmet ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

“Ne do t’ju njoftojmë përfundimisht. … është duke u verifikuar,” u tha presidenti gazetarëve në Zyrën Ovale të hënën pasdite gjatë një takimi me princin e kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad bin Isa Al Khalifa.

Presidenti Trump tha se nuk dëshiron luftë me Iranin.

“Shtetet e Bashkuara janë më të përgatitura” për një konflikt se çdo vend në histori, shtoi ai. “Pavarësisht nga kjo, ne sigurisht që do të donim ta shmangnim atë,” tha Presidenti.

Lexo edhe:

Qeveria e RMV: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

Aknet në trup, gjashtë mënyra për t’i parandaluar

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, tha zoti Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë ata.

“Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve,” u përgjigj Presidenti Trump. “Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka,” tha ai.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite.

PRESIDENTI TRUMP INFORMOHET NGA UDHËHEQËSIT USHTARAKË

Më herët gjatë ditës, Presidenti u takua me udhëheqësit e ushtrisë amerikane, të cilët e informuan në lidhje me sulmet e fundit ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

Pas takimit, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha në Twitter: “Ushtria e Shteteve të Bashkuara, me ekipin tonë ndërinstitucional, po punon me partnerët për të bërë vlerësimet rreth këtij sulmi të paparë dhe për të mbrojtur rendin ndërkombëtar që bazohet në rregulla dhe që po dëmtohet nga Irani.”

Presidenti Trump i vuri në pikëpyetje pohimet e Iranit se Teherani nuk ka asnjë lidhje me sulmet me dronë që paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

Presidenti amerikan tha në Twitter: “Mos harroni. Kur Irani rrëzoi një dron të SHBA tha se droni ndodhej në ‘hapësirën e tyre ajrore’ kur, në të vërtetë, nuk ishte aspak afër kësaj hapësire. Ata u kapën fort pas atij pretendimi, duke e ditur që kjo ishte një gënjeshtër shumë e madhe. Tani ata thonë se nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj Arabisë Saudite. Do ta shohim”.

Një zëdhënës ushtarak saudit tha se nga një hetim fillestar del se në sulm u përdorën “armët iraniane”.

Kryengritësit Houthi në Jemen të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë për sulmin që paralizoi prodhimin e naftës saudite prej 5.7 milion fuçi në ditë, por Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, pa ofruar asnjë provë, fajësoi iranianët, duke hedhur poshtë mundësinë që sulmi të kishte ardhur nga Jemeni.

Mediat irakiane të lajmeve njoftuan se sulmi ishte ndërmarrë nga Iraku i Jugut, ku militantët e mbështetur nga Irani kanë njëfarë baze, megjithëse qeveria irakiene hodhi poshtë mundësinë që territori i saj të ishte përdorur si bazë lëshimi.

Nafta u tregtua me një çmim 14 përqind më të lartë të hënën.

Presidenti Trump sinjalizoi gatishmërinë e SHBA për t’u kundërpërgjigjur, në pritje të më shumë provave për autorësinë e sulmit të së shtunës.

Ai tha se forcat amerikane janë gati për t’u përgjigjur, duke përdorur shprehjen “locked and loaded” që afërsisht përkthehet “me armët ngarkuar dhe me shënjestrën gati”.

“Ka arsye për të besuar se ne e dimë fajtorin,” tha Presidenti Trump në Twitter të dielën vonë. Ai shtoi se është duke pritur të dëgjojë nga sauditët se kush, sipas tyre, qëndron pas sulmit dhe “në çfarë kushtesh do të vepronim”.

Më parë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter një koment, ku thoshte se “Irani ka filluar tani një sulm të paparë mbi furnizimin me energji në botë,” duke mos e përfillur deklaratën e luftëtarëve Huthi se ishin ata autorët.

Irani i quajti akuzat sipas të cilave Teherani qëndron pas sulmit, “gënjeshtra maksimale”.

Ali Shihabi, themeluesi i fondacionit Arabia, i tha Zërit të Amerikës se objektiv i sulmeve të mundshme ndaj Iranit, për Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite “do të ishin rafineritë dhe objektet kritike të naftës”.

Shihabi tha se, megjithë komentet e zotit Trump, nuk bëhet fjalë që një vendim i tillë të merret nga Rijadi. Sipas tij, çdo veprim që sauditët mund të ndërmarrin “si hakmarrje, do t’i ekspozonte trupat dhe armatimet e SHBA ndaj një sulmi iranian, prandaj kjo do të duhet të koordinohet me SHBA.”

Studiuesi i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury, Jeffrey Lewis tha se të thuash që Presidenti Trump do t’ia linte vendimin sauditëve “kjo është diçka absurde”.

Lewis shton se Presidentit Trump “i pëlqen të flasë ashpër dhe unë nuk mund të përjashtoj që të ndërmarrëet diçka simbolike, por nuk mendoj se ai ka guximin për të filluar një luftë.”

Tensionet bënë që çmimet e naftës të rriteshin në bursën e së hënës./VOA

Lajme të lidhura

BOTA

Qeveria e RMV: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

17:57 : 12/06/2025
SHENDETI

Aknet në trup, gjashtë mënyra për t’i parandaluar

17:53 : 12/06/2025
SPORT

Milani detyrohet të ndryshojë mendje, Leao nuk vlen 100 mln euro

17:48 : 12/06/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

17:36 : 12/06/2025
BOTA

I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari rrëfen momentet e tmerrit: Kur hapa sytë…

17:30 : 12/06/2025
SPORT

U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, reagon De Biasi

17:28 : 12/06/2025
Para

Opozita rikthehet në shesh/ Ja kur do të rinisi protestat

TË GJITHA

Qeveria e RMV: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

17:57 : 12/06/2025

Aknet në trup, gjashtë mënyra për t’i parandaluar

17:53 : 12/06/2025

Milani detyrohet të ndryshojë mendje, Leao nuk vlen 100 mln euro

17:48 : 12/06/2025

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

17:36 : 12/06/2025

I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari rrëfen momentet e tmerrit: Kur hapa sytë…

17:30 : 12/06/2025

U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, reagon De Biasi

17:28 : 12/06/2025

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

17:16 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com