• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

S*ks dhe dhunë në televizione/ Çfarë po ndodh me reality show?

09:58 : 15/09/2019
në NDRYSHE

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një jurist i ri serb kërkon ta ndryshojë këtë.

Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. „Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve.”

Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

“Në fillim të injorojnë…”

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. „Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon”, thotë juristi.

Lexo edhe:

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlović.

“…pastaj të luftojnë”

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.

“Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. „Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. „Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëhetë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”/DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
AKTUALITET

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025
BOTA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025
Para

FOTO/ Përmbyset trajleri, shoferi hidhet nga makina në sekondat e fundit

TË GJITHA

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com