• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Opsionet se çdo të ndodhë me Metën dhe zgjedhjet

13:41 : 15/09/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Preç Zogaj

Do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë presidenti Ilir Meta? Kësaj dileme pritet t’i japë drejtim, për të mos thënë zgjidhje, opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndërsa nuk është detyrues në kuptimin formal, ky opinion është më shumë se ndikues në vendimarrjet e institucioneve shqiptare. Është imponues. Po e tha “Venecia” e ka thënë Zoti- kjo është e ngulitur në Shqipëri. Dhe nuk është e tepruar, për mendimin tim. “Venecia” ka reputacionin e një instancë të epërme të kompetencës dhe pavarësisë. Opinioni i saj do të jetë udhërrëfyes në gjykimin e zhdekretimit të 30 qershorit nga Presidenti Meta dhe lidhur me të, për gjithë aspektet ligjore të krizës komplekse ku është mbërthyer vendi.

Pesha e opinionit të Komisionit të Venecias është kësaj radhe më e madhe se herë të tjera. Nën dukjen e maturisë, shumica parlamentare e ka kërkuar këtë opinion për të qëndruar prapa tij dhe për t’i dhënë një çertifikim ndërkombëtar vendimit që do të duhet të marrë vetë. Është domethënëse që “Venecia” jo vetëm ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor të Kuvendit të Shqipërisë, por dërgoi juristët e saj në Tiranë për të takuar palët. Kjo tregon rëndësinë që ka në vështrimin e jurisprudencës europiane rasti shqiptar në shqyrtim. Opinioni i Venecias do të vendosë në fund të fundit, a do të jetë rasti shqiptar i anulimit të datës së zgjedhjeve pa konsultim të palëve një precedent që mund të mund të aplikohet në të ardhmen nga vetë Shqipëria dhe vendet e tjera demokratike në rrethana të përafërta me ato të verës së këtij viti në Shqipëri, apo nuk duhet të përsëritet më. Nuk ka gjasa që opinioni në fjalë të injorohet nëse nuk do të kënaqte pritshmërinë e shumicës sonë parlamentare.

Ashtu siç opinioni eventual se Presidenti ka improvizuar apo shkelur Kushtetutën do t’i shërbente shumicës për t’i shkuar në fund shkarkimit të tij me flamurin e Venecias në dorë, opinioni i kundërt se dekreti është kushtetues do t’i diktonte PS-së tërheqjen nga nisma e shkarkimit. Nga ky moment zgjedhjet e 30 qershorit do të merrnin vulën e deligjitimimit nga institucioni më i lartë i ligjit që ka Bashkimi Europian. Presidenti Meta, i fuqizuar nga e drejta, do të shpallte një datë të re zgjedhjesh duke qenë se afatet për 13 tetorin janë djegur.

Lexo edhe:

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Nëse “Venecia” e gjen të pambështetur në Kushtetutë dekretin e Presidentit Meta, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vështirë se do të marrë një vendim që bie ndesh me këtë opinion. Kjo nuk do të thotë se Presidenti shkarkohet automatikisht. Shkarkimi kërkon më shumë se sa nxjerrjen e një akti që vlerësohet antikushtetues.

Siç shihet, opsionet se çdo të ndodhë me Metën dhe me zgjedhjet janë të hapura. Duke pritur Komisionin e Venecias që ka thënë se do të shprehet në datën 11 tetor, mjedisin politik në vend e ka “ ndezur” një pohim i Presidentit në Komisionin hetimor parlamentar kur ai, duke dashur të arsyetojë dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve tha: “Kam pasur informacione të besueshme se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”. Nuk është hera e parë në fakt që Meta e thotë këtë gjë. Edhe para tre muajsh këtë ka thënë. Edhe atëherë argumenti i anulimit të zgjedhjeve për shkak të informacioneve për akte destabilizuese dhe deri për gjakderdhje i shkonte indirekt si akuzë opozitës.

Por nuk pati provokuar reagime dhe përgënjeshtrime të qarta nga drejtuesit e saj. Sepse ishte një situatë tjetër kur përgënjeshtrimi apo distancimi i qartë nga skenarët e përplasjes së dhunshme binin ndesh me pritshmëritë që kishin mbjellë te një pjesë e protestuesve opozitarë retorikat e tipit revolucionar. Në atë kohë shumë njerëz në opozitë ishin të prirur ta konsideronin si një vlerë dhe si një domosdoshmëri pasjen e një skenari dhune. Predikuesit e dhunës brohoriteshin. Tani pas tre muajsh situata ka ndryshuar, PD si forca kryesore e opozitës nuk do të donte ta mbante akuzën e atëhershme. Ndaj e ka përgënjeshtruar përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Presidenti Meta e ka me siguri informacionin e klasifikuar të datës 7 qershor. Ai mund të ketë marrë edhe më parë informacione të ngjashme për situata më pak të rënda, të cilat SHISH ia ka dërguar në përmbushje të detyrës por edhe në formën e patates së nxehtë. Rebuse ka pasur gjithnjë në politikën shqiptare. Këtë vit ka gjasa të ketë pasur më shumë se herë të tjera. Ato do të vinë duke u sqaruar me zhvillimet që po ndodhin. Synimet dhe pritshmëritë e protestave periodike të opozitës kanë qenë në escalation nën presionin e kohës që shkonte.

Informacioni i shtatë qershorit u përgjigjet zërave të përhapur gjithandej ato ditë sikur në protestën e datës tetë qershor do të kishte akte të rënda dhune. Këtë e provojnë kontaktet dhe komunikimet publike të partnerëve amerikanë me krerët e opozitës të cilëve u qe thënë publikisht se e kontrollonin protestën. E provojnë gjithashtu paralajmërimet pa precedentë nga SHBA se ushtruesve të dhunës do t’u ndalohej hyrja në SHBA ndërsa organizatat prapa tyre do të përfshiheshin në listën e organizatave të dhunshme.

Këto demarshe nga partnerët ishin bërë kur Presidenti vendosi anulimin e zgjedhjeve. Ai kishte detyrën e tij të bënte të veten. Me një qëllim të mirë. Por qëllimet e mira kërkojnë zgjidhje të mira. Përndryshe s’kanë vlerë, madje qëllon që bëjnë keq. Akti i Metës e relaksonte krizën, por atij mungonte negocimi institucional me palët apo i palëve, siç ka ndodhur në dy rastet e mëparshme kur janë shtyrë zgjedhjet. I mungonte edhe një datë e re e gjithëpranuar që nuk do të ishte thjesht një stërzgjatje ndërbllokuese e krizës. Presidenti hyri në lojë me vonesë sa i takon angazhimit të tij institucional për të provuar në kohë zgjidhjen e krizës. Ngjarjet treguan se dekreti i tij i dëshirës së mirë vetëm ushqeu iluzione se 30 qershori nuk do të mbahej. Në logjikën e argumentit kryesor që nxiti nxjerrjen e atij dekreti, përplasja që u evitua në tetë qershor duhej të ndodhte më vonë përderisa dekreti nuk e ndaloi 30 qershorin.

Frenimi i dhunës është një episod krejt tjetër që nuk ka të bëjë me dekretin e Metës. Është mbi të gjitha produkt i ndërhyrjes së amerikanëve dhe europianëve. Por edhe i rrymave brenda për brenda opozitës ku kishte mijëra protestues dhe drejtues politikë që ishin kategorikisht kundër dhunës dhe kishte të tjerë që fjalët i kishin më të avancuara se aktet dhe bënin sikur e çonin deri në një kufi të caktuar për të mbajtur protestën të galvanizuar, por nuk shtyheshin më tutje duke e ditur se rrezikonin shumë ndaj e linin gjithnjë për njëherë tjetër dhe kjo e lënies gjithnjë për njëherë tjetër ishte mënyra për të mos e bërë asnjëherë “revolucionin me çdo çmim” që është një nocion i papajtueshëm me demokracinë, siç thotë Aron.

Thirrjet dhe paralajmërimet amerikane për të shmangur skenarët e dhunës u vinin për shtat këtyre njerëzve. Sidoqoftë, po të mos kishte qenë ndërhyja e vendosur e partnerëve perëndimorë, partizanët e dhunës do të kishin marrë revanshin. Gjithë zhvillimet reale të këtyre tre muajve ndjekin një logjikë që buron nga protagonizmi i ndërkombëtareve, protagonizëm i cili spikat në investimin e tyre për të hapur me mekanzima ligjore konkrete periudhën e re të sundimit të ligjit në Shqipëri. Periudha e gjatë e sigurimit të epërsive politike dhe ekonomike me mjete ekstraligjore, deri kriminale, po perëndon.

Këtë po e kuptojnë të gjithë. Tani që reforma në drejtësi i fitoi betejat për kohë me kundërshtarët e saj politikanët e frikësuar nga ndëshkueshmëria po përpiqen të luajnë secili për vete. Nuk duhet të çuditemi kur të shohim shumë syresh duke rënduar apo “shitur” tjetrin me shpresë së kështu lehtësohen për vete. E keqe apo jo, kjo është pjesë e sjelljes se njerëzve. Por në fund të herës sekush do të përgjigjet për çfarë ka bërë vetë./Gazeta Liberale

Lajme të lidhura

SPORT

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025
BOTA

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025
AKTUALITET

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025
SHENDETI

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025
BOTA

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025
Para

Zef Deda dedikim të veçantë për ditëlindje Julit

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com