Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se brenda opozitës vijon të mbetet një qëndrim i unifikuar se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër.
I pyetur për deklaratat e fundit të kryetares së LSI-së, Noka, në një studio televizive u shpreh se “Zonja kryemadhi ka bërë me dije që edhe me Ramën opozita fiton”.
“Deri më sot, në tryezën e opozitën s’është artikuluar që të shkojmë në zgjedhje me Ramën. Opozita vijon të ketë të pandryshuar qëndrimin e saj. Rama është armik i votës së lirë, s’mund të ketë zgjedhje me të”, shtoi.
“Opozita ka një qëndrim. Do bindeni shumë shpejt në tryezën e radhës, LSI s’ka deklaruar se ne do shkojmë në zgjedhje ndryshe nga opozita, opozita ka qëndrim të unifikuar pavarësisht debateve në tryezë”, u shpreh ish-deputeti.
Flamur Noka shprehu bindjen për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe përsëritjen e atyre lokale.