Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova ka thënë se Dergjini është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë tek lajmet për një jetë luksoze nga ana e tij, pavarësisht se ka një makinë me vlerë mbi 150 mijë euro.
Pasi paparacët e Dosja.al e kapën në Kuvend, ajo tha se do të largohej, dhe se nuk donte të komentonte më shumë lajmin për të vëllain.
“Vëllai im ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Nuk dua të flas më tepër. Unë tani po largohen nga parlamenti se do kujdesem per beben time. As jeta luksoze apo atentati, asnjë lajm i vërtetë.”-tha Borova.
Ambra Borova është motra e Eldin Dergjinit. Ata janë fëmijët e muzikantit të njohur shkodran Luan Borova. Borova tanimë është deputete e LSI në Kuvend, ndërsa i vëllai u përfshi dje në një aksident të dyshimtë te “Shqiponja”.
Dergjini ka ndryshuar edhe mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Ai është i dënuar për trafik droge në Trieste, ndërkohë që ka nën zotërim disa makina luksi. Ka dyshime se pas aksidentit fshihet një atentat mafioz pasi mjeti me targa ruse, i blinduar është goditur nga një tjetër makinë.