• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faleminderit Lali Eri, tu bëftë “gjak e dhjamë” gjoba

23:30 : 12/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjobë! Dy çunakë çift, me uniformën e policisë bashkiake të ngjisin faturën në xhamin e makinës. “Parkim i gabuar”, bash e poshtë shtëpisë. Qëllojmë aty pranë, por shtangem, përshtjellohesh në shpirt, gjaku të zien, ende mendon se po bëjnë padrejtësi, por zë nuk nxjerr. 10 mijë lekë të vjetra është gjoba.

Policët ikin, sy skifterë ishin, hakuan mos ia hamë, zguqe më zguqe të pallateve rendnin me blloqe gjobash në duar. Është ora 10.30 e paradites dhe blloku i tyre po shkonte drejt fundit. Ishalla u mbarohen them me veten, të paktën të tjerët të mos kenë fatin tim. Por është i kotë edhe ky “urim djallëzor”. Në xhepin e parmë të jelekur fosforishen kanë një alamet blloku, sa për të gjobitur gjithë lagjen mbarë.

Nervozohem disi, është gjoba e dytë brenda katër ditëve. Makinën modeste e kam lënë të parkuar diku brenda lagjes, pa i zënë udhën kujt, pa kapërcyer mbi trotuar, por nuk kam çfarë ti bëj atyre tabelave të bashkisë që i kanë bërë me pagesë vendqëndrimet e automjeteve.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

Edhe sikur të nisja grindjen, mendoj më të keqen. Ata lajmërojnë grupin e gatshëm të Policisë Bashkiake. Bah çjanë ata djem, kur nuk ngurrojnë t’i fusin duart në fyt edhe nënave të moshuara me lëvere të bardha mbi krye, çfarë mund tu bëjnë të tjerëve. Të grijnë me grushta, të fusin edhe në qeli, madje çirren në fytyrat e tyre dhe të padisin edhe në prokurori për “kundërshtim dhe fyerje për shkak të detyrës”. Boh andrallë e madhe. Frikacak dhe inattcor bashkë jam, por dufin nuk kam ku e shfryj.

Largohem, iki në shtëpi, për ujë të ftohtë jam bërë. Hap çesmën ujë nuk ka. Shfryn rubineti me ca cifla mbetjesh. Një autobot ka ndalur jo larg vendit ku makina ime modeste shkelqen mbi të tjerat me atë fletushkë të verdhë gjobe në xham.

Dy bidona pesë litra bëjnë vetëm 50 lekë të reja, badihava, sa një kafe po aq modeste në lagjen time të vjetër. Burri që shet ka bërë hajër, një kamionçinë e vogël, një depozitë mbi të… dhe: “Bereqartiversë, ka tre javë që nuk kam dalë keq, qëkur Tirana nuk furnizohet me ujë”-pohon me sinqeritet ai, por ndrydhem pak kur me thotë “pije pa problem, e kam mbushur ne rrëzë të Dajtit, është ujë Selite”. Po unë shkela ligjin “moral” përsëri, nuk i kërkova kupton tatimor ujëshitësit.

Ngjitem me mundim nëpër shkallë që kanë një javë pa iu çuar një leckë. E tëpërt të kërkosh pastërti kur nuk ka ujë të pahesh vetë, a të pastrosh shtëpinë. Jetojmë në vitin 2019, është data 10 shtator, lava sytë, u kthjellova, jam më mirë, “shoh më qartë”… Ulem dhe hap televizorin të shtyj pak kohën, pse jo të humb disi edhe mendjen nga hallet e përmomentshme, shfaqet Erion Veliaj: “Takim me drejtorët e shkollave në kryeqytet”.

Është i larë, uji atij nuk i mungon, gjobë kush nuk i vendos, sepse gjubëvënësi nuk  gjobitet. Punë e madhe thotë se është bërë, boja shumëngjyrëshe nëpër fasadat e shkollave ta prishin mendjen.

Nuk më paska shkuar dëm ajo gjobë, fundja edhe unë kontribuova me “gabimin tim”, paratë e mia, të shumë qytetarëve të tjerë, me gjoba, taksa dhe tarifat e shtrenjta të ujit që nuk po vjen, i shkojnë një oligarku, apo bosëve zyrtarë të lartë të bashkisë. Gjak e dhjamë tu bëftë Lali Eri, t’i e meriton fitoren pa garë të 30 qershorit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025
RAJONI

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025
SPORT

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025
BOTA

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025
Para

Tenderat/ Ndërtoi pallatin e Linda Ramës? Miliona € për vëllain e shefit të Gardës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com