• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndahet nga jeta studiuesi i njohur i albanologjisë

17:49 : 11/09/2019
në AKTUALITET

Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur. Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar dhe ballkanik si njohësi më i thelluar dhe më produktiv në studimet gjuhësore albanologjike dhe ato ballkanike bashkëkohore në hapësirën gjermanishtfolëse, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Wilfried Fiedler lindi në vitin 1933 në Oberfrohna (Saksoni/RFGJ) dhe u shpërngul qysh në rini në Berlin, ku studioi në Universitetin Humboldt në fushat e sllavistikës e të filologjive të tjera të Europës Juglindore dhe Lindore. Prej vitit 1955 filloi karrierën e tij shkencore si punonjës shkencor në institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Gjermane (në Berlinin lindor) dhe katër vite më vonë, pas njohjes së thelluar të shqipes edhe si docent i saj në Universitetin Humboldt. Ky angazhim e shoqëroi 30 vjet me radhë aktivitetin e tij shkencor-universitar dhe intelektual (1957-1989). Bashkimi i Gjermanisë e solli Fiedler-in në Perëndim, në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut, si pasardhës i profesurës për albanologji që kishte themeluar profesor Martin Camaj, një pozicion ky që e shoqëroi deri në daljen e tij në pension (1991-1998). Angazhimi universitar, krahas atij shkencor, mbeti gjithsesi deri në fund pjesë e jetës së tij aktive si specialisti i shumëkërkuar i shqipes në universitetet e Jenës dhe të Mynihut.

Kontakti i parë i Wilfried Fiedlerit me gjuhën shqipe u përftua qysh në vitin 1957 gjatë një ekspedite etnografike disamujore në terren, ndërsa për bashkëjetesën e tij për më shumë se gjashtë dhjetëvjeçarë me shkencat albanologjike ndikoi sidomos njohja me eruditin shqiptar Eqrem Çabej, me të cilin pati korrespondencë intensive deri sa ai u nda nga jeta (1980).

Aktiviteti shkencor i Wilfried Fiedler-it dallohet për paletën e gjerë të botimeve shkencore si autor e bashkautor në shumë lëmenj të filologjive ballkanike e lindore. Vepra e tij e fundit “Gramatikë e krahasuar e gjuhëve ballkanike” (ASHAK 2018, 830 f.) shënon një pikë kulmore në traditën e studimeve thuajse dyshekullore në ballkanologji. Ndërkohë që është vështirë të kërkosh e të gjesh një fushë studimi në gjuhësinë shqipe, ku ky kolos erudit të mos ketë lënë gjurmët e veta të pashlyeshme, siç janë fjalorët dygjuhësh shqip-gjermanisht e gjermanisht shqip (1977-), “Gramatika e gjuhës shqipe” (1987), “Sistemi foljor i “Mesharit” të Gjon Buzukut” (ASHAK 2004), “Ndërtimi i shumësit në Shqipe” (ASHAK 2007), ndërsa punimet e veçanta arrijnë shifrën marramendëse prej 180 titujsh.

Lexo edhe:

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

Përpos aktivitetit shkencor Wielfried Fiedler ishte i njohur në rrethin e tij shoqëror si mik i muzikës, organizator dhe anëtar i Orkestrës Akademike të Universitetit Humboldt (1966), zotërues virtuoz i oboes dhe i një sërë instrumentesh të rralla muzikore.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të gjithë miqtë, kolegët e për të gjithë botën shkencore albanologjike, e cila e kujton me respekt dhe stimë të veçantë në këto momente zije dhe ngushëllimi të kulturës shqiptare.

/Shqiptarja.com/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

16:04 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025
BOTA

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025
Para

Kemi dy shtete paralele, atë të propogandës dhe shtetit të së drejtës/ Deklarata e fortë e Metës

TË GJITHA

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

16:04 : 15/09/2025

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025

Akuzoheshin për spiunazh për Kinën, Prokuroria shpall të pafajshëm dy shtetas britanikë

15:37 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com