• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joseph Borrell – i ngarkuari ri për politikën e Jashtme të BE

20:52 : 11/09/2019
në BOTA

I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Federica Mogherinit njihet si njeri i fjalëve të qarta. Nuk mund të lihet pa përmendur ironia – Joseph Borrell, njeriu që si përfaqëues i Bashkimit Europian në politikën e jashtme do të përfaqësojë BE nëpër botë, nuk mund të shkelë pikërisht në fshatin e tij të lindjes në Katalonjë. Atje është shumë e fortë urrejtja kundër tij, është shprehur ai në një intervistë para disa muajsh për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Joseph Borrell është mbrojtës i vendosur i unitetit të Spanjës, për separatistët katalanë ai është tradhtar. Ata e ndjenë si fyerje emërimin e tij si ministër të Jashtëm të Spanjës nga kryeministri Pedro Sanchez. Tani Borrell merr një nga postet më të rëndësishme në Bruksel.

Joseph Borrel ka studiuar në Stanford dhe Paris, ka jetuar një kohë të gjatë në një komunë izraelite, dhe ka një përvojë të gjatë në politikën spanjolle dhe europiane. Askush nuk dyshon në Bruksel në aftësitë intelektuale, dhe talentin e tij politik. Ndoshta mosha e tij mund të jetë një pengesë, vitin e ardhshëm, Joseph Borrell mbush 73 vjeç. Por diplomacia si art i fjalës dhe mesazhet e mëdha nuk janë gjithmonë armët e tij të mëdha.

Një njeri i fjalëve të qarta

Por në kohë të rëndësishme strategjike për të forcuar Europën si  fuqi e pavarur mes SHBA dhe Kinës, dhe për t’i dalë përballë Putinit që gjithmonë shikon, se deri ku mund t’i shkelë kufijtë, Borrellit nuk i bën dëm aftësia e tij për t’i formuluar gjërat qartë dhe vetëbesimi. Presidentja e BE, Ursula von der Leyen, kryetarja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde e Joseph Borrell, të mbështetur nga kancelarja Merkel e presidenti Macron. BE ka krijuar një ekip të fortë me përfaqësues me përvojë. Megjithatë duhet parë me vëmendje, se si do t’ia dalë Borrell të ruajë balancën brenda- europiane me interesat specifike të Lindjes dhe Europës Qendrore.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Shpresa ka edhe për njerëzit që vuajnë nga diktaturat e mbetura të Amerikës Latine, këtu Borrell si i ngarkuar i politikës së jashtme do të rrisë presionin kundër regjimeve të padrejtësive atje. Ka qenë Borrell që e çoi përpara njohjen nga Spanja të kreut të opozitës venezuelane, Guaido si  president legjitim të përkohshëm. Prej kohësh Spanja është për vendet e Amerikës Latine aktori më i rëndësishëm në Europë, pozicionet politike që formulohen në Madrid, gjenden shpesh më vonë në rezolutat e Parlamentit Europian dhe politikën e kryeqyteteve të tjera europiane.

Aksi Berlin-Paris-Madrid

Tani Spanja do të jetë më aktive dhe për këtë zgjedhja e Borrelit është momenti i duhur për këtë vend. Përmes Brexit dhe gjendjes së ndryshuar në Itali, shpresa ekziston që aksi Berlin-Paris të shtohet me një partner të ri, Madridin. Për Europën ky do të ishte një hap pozitiv. Shtetet jugore, anëtare të BE megjithë sfidat e brendshme politike do të kishin me Spanjën një avokat të merituar, të orientuar nga multilateralizmi, të qëndrueshëm, proeuropian.

Tërheqja e Portugalisë do ta kthente gadishullin iberik përfundimisht në një qendër të tretë të fortë të Europës. Politikë e qëndrueshme buxhetore dhe financiare e bashkuar me politikën shoqërore liberale – më shumë se kaq nuk mund të dëshirojë veriu europian. Joseph Borrell do të mbështesë Spanjën në Europë, edhe kështu mund ta interpretojë kryeministri Pedro Sanchez emërimin e Joseph Borrell si të ngarkuar për politikën e jashtme të BE.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Tiranë: Thatësira zbulon fiktivitetin e shifrave të ekonomisë në letër

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com