• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

E vërteta e hidhur që maskon ulja fiktive e papunësisë

18:39 : 11/09/2019
në EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri shënoi në tremujorin e dytë të vitit nivelin më të ulët historik duke zbritur në 11.5 për qind. Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar papunësia në vend ka rënë me gati 1 pikë të plotë përqindje, ndërsa numri i të punësuarve është rritur me 3.4 për qind.

Por a është ekonomia duke përjetuar boom punësimi ashtu siç sugjerojnë në pamje të parë shifrat e INSTAT? Përgjigja është jo. Përkundrazi, Shqipëria ka hyrë në një krizë të paprecedentë punësimi.

INSTAT përdor dy burime për të matur indikatorët e tregut të punës. Burimi i parë është Anketa e Forcave të Punës. Kjo anketë realizohet përmes një sondazhi që kryhet në rreth 8 mijë familje në shkallë vendi. Përgjigjet e marra nga ky kampion familjesh përgjithësohen në shkallë vendi dhe më pas INSTAT përllogarit shkallën e papunësisë dhe atë të punësimit në ekonominë kombëtare. Kjo është anketa, nga e cila nxirret dhe shkalla zyrtare e papunësisë.

Por veç anketës, ka dhe një burim të dytë për matjen e numrit të punësuarve. Ai është treguesi që del nga të dhënat administrative. Çdo tremujor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore raportojnë tek INSTAT numrin e të punësuarve të regjistruar që paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore. Për shkak se nuk ka asnjë biznes, që të dorëzojë listëpagesa fiktive dhe të paguajë taksa për punonjës që nuk ekzistojnë, burimi administrativ është e dhëna më e besueshme dhe më e sigurtë e tregut të punës. Veçanërisht nëse pastrohet nga të punësuarit në fshat të sektorit bujqësore, të cilët për shkak se nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat nuk figurojnë në listëpagesat e tatimeve.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Por çfarë ka ndodhur numrin e të punësuarve në vend? Në harkun kohor qershor 2018- qershor 2019 numri i të punësuarve nga bizneset private jo bujqësore u rrit me vetëm 5 mijë vetë. Pra nga 504 mijë vetë që ishte në qershor 2018, shifra e të punësuarve në qershorin e këtij viti arriti në 509 mijë vetë. Ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, numri i të punësuarve nga bizneset private jo bujqësore u rrit me vetëm 1 mije vetë.

Kjo është një nga rritjet më të ulëta të punësimit në histori. Në harkun kohor të dy viteve paraardhës, pra në periudhën qershor 2016-qershor 2017 dhe atë qershor 2017-qershor 2018 numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare sipas burimit administrativ është rritur respektivisht me 69 mijë dhe 35 mijë vetë.

Sipas INSTAT, në një vit forca e punës në shkallë kombëtare rritet mesatarisht me 30 deri në 35 mijë vetë për shkak të të rinjve që mbushin për herë të parë moshën e punës. Nëse përgjatë të njëjtës periudhë kohore, bizneset private shtojnë vetëm 5 mijë vende të reja pune, atëherë pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në forcën e punës, i shtohen armatës së të papunëve në vend. Edhe pse në vitet e para kjo rritje reale e numrit të të papunëve mund të mos shfaqet në shifrën zyrtare të papunësisë që kap Anketa e Forcave të Punës, ajo është aty.

Prej gati një vit e gjysmë ekonomia shqiptare nuk po prodhon më vende të reja pune. Një pjesë e ngadalësimit dramtik në rritjen e të punësuarve në vend mund të jetë e lidhur me mbylljen e lojërave të fatit. Por edhe nëse përllogaritet ky efekt sërish rritja e punësimit mbetet ndër më të ulëtat në histori, duke reflektuar ndoshta edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike veçanërisht në gjysmën e parë të këtij viti. Dhe pavarësisht se Anketa e Forcave të Punës raporton uljen e papunësisë në nivelin më të ulët historik, ky është vetëm një mirazh. E vërteta është se bizneset nuk po shtojnë më vende të reja pune dhe ky është një problem, jo i vogël për ekonominë.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Nëse kushti i Ramës që të largohet janë konçensionet, atëherë.../ Thirrja e ish-ministrit të Drejtësisë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com