Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër.
Nga të dhënat e para, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, që janë përplasur në kryqëzimin e Blinishtit.
Raportohet për 3 persona të plagosur.
Nuk ka ende shume detaje rreth shkakut dhe gjendjes së të plagosurve, ndërkohe që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe një hetim ka nisur për rastin.