Lidhur me sitatën politike në vend dhe përfshirjen e shumë prej politikanëve, deputetë apo edhe ministra qofshin në botën e krimit dhe korrupsionit, gazetari Aulon Kalaja e ka shpejguar duke sjellë në vëmendje historitë më të bujshme të krimit të organizuar dhe lidhjes së hershme që ka ai me politikën. Por, nëse bota i ka kaluar këto histori që 200 apo edhe 100 vite më parë, në vitin 2019 Shqipëria vazhdon ende të vuajë pasojat.
“Ato qe bota i kaloi 100 vjet me pare, ne vendin tone po ndodhin tani, keiminelet ne politike. Asnje vend nuk ka perparuar kur personazhe te botes se krimit kane hyre ne politike. Rasti i gangstereve amerikane, mafias italiane, apo Pablo Eskobar qe i hyri politikes kolumbiane. Perkundrazi keto vende e kishin humbur dhe ate pak shprese, qe kish ekzistuar nje here e nje kohe. Per kete arsye, vendet perendimore qe kane pasur krim ne politike, e luftuan dhe e zhduken ate me vullnet te gjithanshem dhe ligje te rrepta. Beteje pa kompromis kunder krimit, kriminelet ne burg dhe jo ne Kuvend dhe bashki.
Kjo fryme mungon ne Shqiperi, pasi arkitekti i futjes se krimit te te gjitha niveleve ne politiken dhe administraten shqiptare eshte kryeministri i Shqiperise, Edi Rama. Duhet te shporret arkitekti, qe te zhduken dhe argatet e krimit,” tha Kalaja.