Gjatë ditës së sotme, dy vatra zjarri kanë rënë në pyllin e Cakranit që prej orës 15:00. Zjarrin është favorizuar edhe era e cila vazhdon akoma dhe po e përhap zjarrin drejt ullishtes së zonës.
Në vendngjarje janë forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Terreni është i vështirë, por fatmirësisht nuk rrezikohen banesa .