• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet…/ Kujt ia drejton mesazhin Niko Peleshi

12:43 : 08/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi, aktualisht deputet i PS-së, ka postuar në rrjet një koment ku flet për të mirën dhe të keqen që janë në bashkëjetesë dhe në luftë të vazhdueshme.

Mes rrjeshtave, Peleshi shkruan se një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

“Në Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej.

Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.”, shkruan Peleshi.

Në vijim të postimit theksohet se “na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive”.

Lexo edhe:

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri Peleshi, një nga të besuarit e Edi Ramës në mandatin e parë qeverisës, më pas ministër i Bujqësisë për disa muaj, artikulon idenë për një klasë të re politike.

Komenti nga Niko Peleshi

E MIRA, E KEQJA DHE DIÇKA TJETER…

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo njeriu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.

Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është i njëjtë. Të gjitha hallkat e një shoqërie tentojnë këtë raport. Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme të këtij raporti.

Ne Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej. Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.

Rruga e duhur është rritja e kësaj mesatareje, e këtij raporti, në të gjitha sistemet paralelisht. Një sistem drejtësie i pastruar plotësisht përmes një operacioni të pazakonshëm pastrimi, herët a vonë do të shkonte drejt kësaj mesatareje. Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

Ta shohësh të mirën dhe të keqen si të ndara do të thote të mendosh si fanatik dhe t’i shërbesh përkeqësimit të raportit ndermjet tyre.

Pardje David Brooks në kolonën e tij në New York Times publikoi shkrimin “Dhe tani një fjalë nga një fanatik”. Po bashkëngjit një paragraf që përshkruan mendimet e një fanatiku në raport me botën dhe që është relevant me sa kam shkruar më sipër:

“Katastrofa është mendësia ime. Katastrofa përshkruhet thjesht: Shoqëria është totalisht e korruptuar. “Sistemi” është totalisht i kalbur. Unë jam i tmerruar nga mëdyshja dhe ambivalenca, nga ideja se gota mund të shihet gjysëmplot. Unë kapem pas shembullit ekstrem të gjithçkaje dhe e pergjithësoj. Në këtë menyre une krijoj të vërtetën time: Nëse një emigrant ka kryer një krim, të gjithë emigrantet janë kriminele.

Sistemi im moral është i thjeshte: Lart është e keqja dhe poshtë është e mira. Njerëzit me status hierarkik më të larte se unë janë të korruptuar, ndërsa ata që janë perreth meje janë viktimat e korrupsionit të tyre. Ekzistenca e çdo hierarkie është automatikisht provë e padrejtësisë.”

Nëse politika do të perceptohet totalisht e korruptuar, në politikë do të militojnë gjithnjë e pak njerez të ndershem e me dinjitet.

Na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive.

Na duhet t’u mësojme fëmijëve në shkolla një perkufizim të ri për vleren. Vlerën e përbërë jo vetëm nga materia por edhe nga shpirti, nga kontributi social.

Nuk është e pamundur.

Nuk mungojnë iniciativat e para.

Dy të rinj shqiptare, inxhiniere IT në Silicon Valley, Ori dhe Aleksandri së bashku me disa miq amerikanë filluan këtë vit një iniciativë vullnetare për të edukuar një grup nxënësish shqiptarë me konceptet e mendimit kritik dhe më pas për t’i aftesuar në fushën e programimit me mentorë nga Universiteti i Standfordit. Kur e pyeta Aleksandrin çfare e motivon të marre kohë nga puna jopak fitimprurese si inxhinier pranë kompanisë Ëhatsapp për t’i sherbyer kesaj iniciative, më tha se përgjigjja lidhet me përkufizimin e vlerës dhe pasurisë. Nuk je i pasur kur ke të ardhura të larta. I pasur je kur ke edhe kontribute për të tjeret, për brezin e ri, për vendin tend, më tha Aleksandri.

Kështu e përmirësojmë hap pas hapi e ditë pas ditë raportin e të mires me të keqen duke rritur të mirën në shoqëri. Dekadenca morale është ngjitëse për shkak se shoqëria është një sistem ingranazhesh të lidhur me njëri-tjetrin. Pastrimi i vetëm njërit prej tyre nuk bën punë.
Le të mos na pezmatoje e keqja. Ajo shpesh te jep forcën kundërvepruese për ndryshim.

E ndonëse nuk mund të ketë fitore përfundimtare të së mirës mbi të keqen, mund t’ia dalim të shërojmë me durim plagët që e keqja krijon në trupin e shoqërisë sonë dhe të ujitim të mirën. Me durim dhe në çdo pjesë duke kujtuar gjithmonë se çfarë është më e padukshme apo më e vogël nuk do të thotë se është më e mirë.

E keqja është kudo.

E mira është kudo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

08:51 : 02/07/2025
AKTUALITET

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

08:40 : 02/07/2025
BOTA

Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

08:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, tymi kancerogjen pushton të gjithë zonën

08:34 : 02/07/2025
RAJONI

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

08:20 : 02/07/2025
Para

Shpërthen aktivisti: S'ka institucione, prokuroria pengon hetimet, ka mbetur vetëm opozita që denoncon

TË GJITHA

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

08:51 : 02/07/2025

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

08:40 : 02/07/2025

Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

08:39 : 02/07/2025

Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, tymi kancerogjen pushton të gjithë zonën

08:34 : 02/07/2025

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

08:20 : 02/07/2025

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

08:20 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com