• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujdes nga mashtruesit si këshilltarë emigracioni/ Avokati amerikan këshillon shqiptarët

08:21 : 06/09/2019
në AKTUALITET, NDRYSHE

Avokati amerikan Kieran Both ka bërë një paralajmërim për qytetarët shqiptarë:

“Ka pasur shumë emigrantë që janë mashtruar nga të ashtuquajturit “këshilltarë” emigracioni, të cilët nuk janë të autorizuar të punojnë si avokatë emigracioni ose të japin këshilla në këtë fushë. Shpeshherë ata u marrin emigrantëve shuma të mëdha të hollash si dhe bëjnë premtime për t’u siguruar atyre leje për të punuar apo status ligjor dhe më pas zhduken.

Kieran Both

Ju lutem mos i besoni askujt që nuk ka liçencë si avokat emigracioni apo nuk është i autorizuar për të ofruar shërbime të emigracionit.

Avokatët duhet të jenë të liçensuar, t’i kenë përmbushur detyrimet ligjore dhe ndaj tyre nuk duhet të jetë marrë asnjë vendim që ua kufizon mundësinë për të ushtruar profesionin. Ata që ofrojnë shërbime të Emigracionit duhet të jenë të akredituar nga Bordi i Apelit i Emigracionit (BIA). Një përfaqësues i akredituar, duhet të punojë për një organizatë jofitimprurëse, fetare, bamirëse, që ofron shërbime shoqërore ose për një organizatë tjetër të ngjashme në SHBA. Një përfaqësues i akredituar mund të kërkojë vetëm një tarifë fare minimale, në mos asgjë, për shërbimet ligjore. Keni të drejtë t’i kërkoni avokatit apo përfaqësuesit ligjor dëshmi të kredencialeve të tij/saj.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Vetëm avokati ose përfaqësuesi i akredituar nga BIA, mund t’ju përfaqsojë përpara Shërbimit të Emigracionit dhe Nënshtetësisë (USCIS). Vetëm atij personi ose asaj organizate, i lejohet t’ju japë këshilla ligjore se cilat dokumenta duhet të paraqisni, t’ju shpjegojë opcionet që mund të keni si dhe të komunikojë me Emigracionin lidhur me çështjen tuaj. Përfaqësuesi juaj ligjor duhet të paraqesë formularin Form G-28, (Notice of Entry of Appearance as Attorney or Accredited Representative) bashkangjitur me aplikimin, peticionin apo kërkesën përkatëse për apelim. USCIS do t’i dërgojë informacion lidhur me çështjen tuaj përfaqësuesit tuaj ligjor, nëse e keni një të tillë.

Avokatët

Avokatët duhet të kenë fituar të drejtën të ushtrojnë profesionin e tyre në çdo shtet, pronë, territor, federatë ose në Distriktin e Kolumbias si dhe t’i kenë përmbushur detyrimet që parashikohen nga shoqata profesionale e avokatëve.

Çdo shtet ka autoritetin përkatës që merret me liçensat e avokatëve dhe klienti ka të drejtë të kontrollojë për të parë nëse avokati është në rregull me detyrimet e parashikuara nga ky autoritet. Zakonisht avokatët mbajnë në zyrat e tyre dëshmi të lejes për të ushtruar profesionin, dhe klientët duhet të kërkojnë ta shohin atë dëshmi. Për sa kohë që ata kanë të drejtë të angazhohen në praktika ligjore dhe janë në rregull me përmbushjen e detyrimeve ligjore në gjykatat e vendit/eve ku kanë licensë për të ushtruar profesionin, avokatët mund t’ju përfaqësojnë para USCIS-it.

Organizatat dhe Përfaqësuesit e Akredituar për të Ofruar Shërbim Emigracioni

Nëse këshilltari nuk është avokat, atëherë keni të drejtë të kërkoni të shihni pranimin nga BIA të kërkesës së bërë nga organizata e njohur dhe miratimin prej saj të personit të caktuar si përfaqësues i akredituar. Miratimi për përfaqësuesit e akredituar është i vlefshëm për tre vjet. Duhet pra të siguroheni që miratimi i dhënë nga BIA është ende i vlefshëm dhe që personi në fjalë i përmbush kriteret për t’ju përfaqësuar përpara USCIS-it. Përfaqësuesi i akredituar nuk duhet ta ketë problem që t’ua japë këtë informacion.

Çdo klient mund të shikojë listën më të fundit të avokatëve dhe përfaqësuesve të akredituar që kanë kaluar nëpër kontrollin disiplinor përkatës, listë për të cilën përkujdeset vetë BIA. Ata avokatë apo përfaqësues të akredituar të cilët kanë një “No” në kolonën e fundit nga e djathta, nuk gëzojnë të drejtën t’ju japin këshillë ligjore.

https://www.justice.gov/eoir/list-of-currently-disciplined-practitioners

Gjithashtu mund të kontrolloni dhe listën e Organizatave të Njohura dhe Përfaqësuesve të Akredituar në faqen e internetit të BIA-së Recognition & Accreditation (R&A) Program

Personit që nuk është i autorizuar për të ofruar shërbime të emigracionit, i lejohet vetëm t’ju lexojë formularin; të përkthejë me gojë apo me shkrim informacionin nga gjuha juaj amtare në anglisht, ose anasjelltas; si dhe të mbajë shënim informacionin e paraqitur nga ju për të mbushur formularin në fjalë. Çdokujt i lejohet t’ju japë këtë lloj ndihme të kufizuar, për të cilën mund t’ju kërkojë ta paguani. Ky person duhet t’ju kërkojë një pagesë të vogël dhe nuk duhet të pretendojë se ka njohuri të veçanta mbi ligjin dhe proçedurat e emigracionit.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë kërkese duhet t’i bëni emigracionit, ose çfarë formulari duhet të paraqisni, është e nevojshme të kërkoni këshillë ligjore nga një avokat apo organizatë dhe përfaqësues i akredituar siç përmendëm më lart. Vetëm një avokat apo shërbim i autorizuar i emigracionit mund t’ju ndihmojë me gjëra që shkojnë përtej përgatitjeve bazë apo përkthimeve të formularëve.

Mund të sillni një të afërm, fqinj, përfaqësues fetar, partner biznesi apo mik personal për t’ju ndihmuar gjatë një interviste apo çfarëdolloj paraqitjeje para USCIS-it. Ky person njihet si “person i respektuar”. Që të mund t’ju ndihmojë, personi në fjalë nuk ka nevojë të paraqesë formularin G-28. Në vend të këtij formulari, ai duhet t’i paraqesë një deklaratë zyrtarit të USCIS/DHS përpara të cilit do të paraqitet, ku thuhet se ishit ju personalisht, që kërkuat ndihmën e tij, që nuk e keni paguar për t’ju dhënë ndihmë, që individi ka një marrëdhënie më të hershme me ju (dmth është i afërm, fqinj, përfaqësues fetar, partner biznesi apo mik personal), që zakonisht nuk merret me përgatitje apo praktika që lidhen me emigracionin dhe që nuk hiqet si dikush që ka kualifikimin e duhur për t’u marrë me përgatitje apo praktika që lidhen me emigracionin. Egziston mundësia që USCIS-i të mos e lejojë “personin e respektuar” që t’ju ndihmojë. Ndërsa një person i cili vjen me ju vetëm për t’ju ndihmuar me përkthim gjuhësor, nuk ka nevojë të paraqesë deklaratë.

Mashtrimet në Emigracion

USCIS ka identifikuar një mashtrim të kohëve të fundit bërë emigrantëve nëpërmjet thirrjeve telefonike. Kini mendjen nëse dikush që hiqet si zyrtar i qeverisë apo i forcave të rendit ju merr në telefon duke ju kërcënuar me deportim! Mbylleni telefonin dhe raportojeni rastin. Ja si funksionon ky mashtrim: Bie telefoni dhe në ekranin e tij ju shfaqet një numër që duket si numër i ligjshëm qeveritar. Kur ngrini telefonin, personi në anën tjetër të linjës bën sikur punon për Emigracionin, apo qeverinë a forcat e rendit dhe ju thotë se ka diçka që nuk shkon me aplikimin tuaj, ose që do t’ju duhet të jepni informacion shtesë të nevojshëm për të vazhduar proçesin. Më pas do t’ju kërkojnë të dhëna personale dhe të një natyre delikate si dhe para “për të rregulluar problemet”. Madje mashtruesi mund t’ju kërkojë të transferoni para ose të shkoni të blini një urdhër-pagesë, ose të kryeni ndonjë transaksion tjetër si këmbim parash, pagesë apo tërheqje parash. Gjithashtu, ata do t’ju kërcënojnë me deportim, nëse nuk paguani shumën që ju kërkojnë. Nëse ju vjen një telefonatë e tillë, mbylleni menjëherë. Kini parasysh që USCIS nuk kërkon asnjëherë pagesa nëpërmjet telefonit apo e-mail-it. Nëse USCIS ju kërkon të paguani ai e bën këtë kërkesë duke ju dërguar me postë një letër që shërben pikërisht për këtë qëllim. Mos paguani askënd që pretendon në telefon se është zyrtar i USCIS-it. Mbroni informacionin tuaj personal dhe mos jepni në publik detaje që lidhen me çështjen tuaj të emigracionit. Nëse ju vjen një e-mail apo mesazh telefonik i dyshimtë dhe nuk jeni të sigurtë nëse bëhet fjalë për mashtrim, përcilljani atë USCIS-it në adresën e faqes së internetit [email protected] . USCIS do t’i shqyrtojë mesazhet e marra dhe do t’i ndajë me agjencitë e forcave të rendit siç e kërkon nevoja. Mund të gjeni më shumë lidhur me format më të zakonshme të mashtrimet si dhe këshilla në uscis.gov/avoidscams

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Babë e bir në pranga/ Si i martonin shqiptarët me rumune e bullgare për të fituar letrat...

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com