Një ish-Komisioner i Lartë Pakistanez në Indi ka rënë pre e disa lajme të rreme mjaft të egra që u shpërndanë këtë javë, duke postuar një imazh nga një film porno për të cilin ai besonte se ishte në të vërtetë një viktimë e luftimeve në Kashmir.
Ai postoi foton e pornostarit Johnny Sins, duke pretenduar se ai ishte viktimë e brutalitetit në duart e forcave ushtarake indiane, të cilët e kishin verbuar atë me armë, por e vërteta e postimit jo vetëm u zbulua shpejt por u bë edhe virale.
Megjithëse koha e postimit në Tëitter ishte e shkurtër, ishte e mjaftueshme për t’u shndërruar në meme të gjera në internet për ish-politikanin.
Të tjerë madje postuan foto të ish-pornostares Mia Khalifa, të cilën e portretizuan si një vajzë nga Kashmiri duke qarë.
“A nuk mund të shohin mediat lotët e kësaj vajze nga Kashmiri?”, shkroi dikush me shaka.