• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramës nuk i intereson shkarkimi i Presidentit, por largimi (ose pazari) me Metën

10:48 : 04/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Debati disa-mujor Rama-Meta nuk ka të bëj aspak me parimet e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Sherrnaja publike duket më shumë si sfida që nxënësi (Rama) i bën mësuesit të dikurshën (Meta).

Kryetari i “Rilindjes”, sot i gjithëpushtetshëm, nuk ka arritur ta blejë të shkuarën, atë kohë kur ai, ftujak në politikë, i falej Metës për të marrë apo qëndruar në pushtet.

Sot, Rama, me komisionin “Ulsi”, po jep përshtypjen se ai do të largojë Ilir Metën nga posti i Presidentit, pasi zyra e kreut të Shtetit “është kalaja e fundit e papushtuar nga Rilindja”.

Lexo edhe:

Plagosje me thikë në Durrës

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

Gjepura! Edi Ramës dhe maxhorancës së tij nuk i prish aspak punë se kush është Presidenti, për sa kohë kreu i shtetit nuk ka asnjë kompetencë për t’i cënuar pushtetit.

Në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, të cilat i hapën rrugë Reformës në Drejtësi, Presidentit iu rudhën shumë kompetenca, duke e shndërruar në një post thuajse honorifik.

Kjo duket qartë tashmë, kur maxhoranca socialiste, përtej deklaratave patetike “alla-Spiropali”, nuk po shqetësohet nga reagimet kundërshtuese të Metës.

Me hapjen e sesionit parlamentar të vjeshtës, socialistët rrëzuan në seri dekretet e Presidentit, i cili vuri veton për disa ligje, përfshirë edhe koncensionet problematike për akse kryesore kombëtare.

Pra, në aspektin formal, qëndrimi kundërshtues i Metës nuk i pengon projektet e Rilindjes për “të dhënë me qera” Shqipërinë.

Rama dhe të tijët nuk e patën aspak problem që të mos njihnin dekretin e Metës, i cili shfuqizonte 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve lokale.

Rama, me Denarin e KQZ-së, dërguan me detyrim administratën të votonin në fund të Qershorit Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun dhe të tjerë të singjashëm të tyre në votimet mono-partiake.

Pra, edhe në këtë rast, Presidenti nuk i solli asnjë pengesë maxhorancës socialiste.

E, megjithatë, Rama duket i vendosur në shkarkimin e Metës. Krye-rilindasi duket se ka zgjedhur një lojë, nga e cila të dalë “win-win” (fitore dyfishe) në favor të tij.

Duke shfrytëzuar çështjen e dekretit të zgjedhjeve, Rama, “ignorantia legis” për shkak të formimit të tij që nuk ka aspak lidhje me ligjet, ka ngritur kazusin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Metës.

Me shkarkimin e Metës, e cila duhet bërë efektive vetëm nëse pranohet nga Gjykata Kushtetuese që sot nuk ekziston, Rama përmbush trillin e tij për të marrë nën kontroll çdo institucion.

Por, ndryshe nga kontrolli mbi Drejtësinë, i cili i duhet për të mos pasur telashe penale, largimi i Metës nuk është “pushtim kalaje”, por përmbushje egoje pushteti.

Në një shkarkim të mundshëm të Metës, Rama do t’i mbushë mendjen vetes e më pas të tijëve se është “i fuqishëm”, një defiçensë që e ka pasur që në vogëli, sipas atyre që e kanë njohur herët.

Kjo do të ishte njëra anë e fitores së tij.

Ana tjetër, ajo që me shumë mundësi pret nga Meta, është imponimi me skenarin e “impeachment” për ta ulur në tryezë “dialogu” partiak, thënë ndryshe “pazar politik”.

Edi Rama dhe Rilindja e tij erdhën në pushtet në vitin 2013, pasi krijuan aleancë “strategjike” me Ilir Metën dhe LSI-në e tij.

Në 2017, Rama nuk kishte më nevojë për Metën, pasi e zëvendësoi me “Avdulajt” e çdo zone të Shqipërisë.

Pasi i doli tymi i aleancave me grupe kriminale, Rama po synon të mbajë pushtetin nëpërmjet pakteve politike.

Varianti më i mirë duket ai me Metën.

Megjithëse në politikë “nuk thuhet kurrë, kurrë!”, duket se, para se të arrihet tek shkarkimi i Metës, do të jetë Rama ai që do t’i japë lamtumirën pushtetit.

Atij pushteti, të cilin sot po e mban “me thonj”, duke shitur si demokraci dhe parlamentarizëm debatet e stisura me “opozitën qesharake” të Rudina Hajdarit me shokë e shoqe.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë në Durrës

21:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025
BOTA

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025
SPORT

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

20:39 : 17/05/2025
AKTUALITET

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025
Para

Shfrytëzimi i fëmijëve/ Qeveria i shmanget fenomenit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Plagosje me thikë në Durrës

21:10 : 17/05/2025

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

20:39 : 17/05/2025

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025

Granit Xhaka e mbyll me Leverkusen, gjen akordin me ekipin e ri

20:26 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com