Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar para Komisionit hetimor Parlamentar të ngritur për shkarkimin e tij në datën 6 shtator.
Përmes një postimi në rrjet, Meta ka konfirmuar se do të jetë në këtë seancë, duke u përballur me ligjvënësit që kërkojnë “kokën” e Kreut të Shtetit.
“Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.
Postimi nga Ilir Meta
Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.