• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkolla e Policisë, 2100 aplikantë për 100 vende

09:52 : 03/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Nesër më 4 shtator, mbi 2100 aplikantë për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të marrin pjesë në testimin me shkrim.

Korrigjimi bëhet me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë, janë të hapura aplikimet deri në 15 shtator, për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik dhe Teknologji Informacioni dhe duan të bëhen Oficerë të Policisë Kriminale.

Testimi do të bëhet në dy faza dhe aplikantët nuk duhet të kenë me vete celular dhe gjatë testimit do t’u ndalohet komunikimi me njëri-tjetri. Ata do të monitorohen nga kamerat.

Qendra e shërbimeve arsimore në Ministrinë e Arsimit do të formulojë testet.

Lexo edhe:

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

Në korrigjim do të jenë të pranishëm 30 student të përzgjedhur.

Deklarata e plotë

Policia e Shtetit, në datë 3 Korrik, hapi aplikimet për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme. Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2 120 të rinj e të reja nga gjithë vendi. Për t’u ardhur në ndihmë shumë të rinjve e të rejave, të cilët nuk i përmbushnin dot të gjitha kriteret deri në datën 3 gusht, Policia e shtyu afatin e aplikimeve deri në datën 15 gusht.

Ky interesim i lartë i të rinjve dhe të rejave është një inkurajim i madh për organizatën e Policisë, e cila vitet e fundit ka hapur dyert për ta.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit në datë 15 gusht, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurimit, atë të testimit me shkrim.

Më datë 4 shtator, në Pallatin e Kongreseve, 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim. Testimi do të zhvillohet në dy faza, brenda ditës.

Në fazën e parë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier, të cilët duhet të jenë prezent në Pallatin e Kongreseve, në orën 07:30 të mëngjesit.

Në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, të cilët duhet të jenë prezent në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve.

Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.

Për të eliminuar çdo abuzim sado të vogël, të dyja fazat e testimit do monitorohen me kamera, si dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Pyetjet e testimit me shkrim prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.

Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Çdo konkurent, në fund të çdo faze konkurimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, vijojnë të jenë të hapura aplikimet deri në datën 15 shtator 2019, për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik dhe Teknologji Informacioni dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, të cilët në përfundim të kursit, do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklet e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit!

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 23/08/2025
SHENDETI

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025
BOTA

Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

22:36 : 23/08/2025
BOTA

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

22:31 : 23/08/2025
SPORT

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025
Para

 Video-mesazhi/Edi Rama, artisti i mashtrimit

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 23/08/2025

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025

Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

22:36 : 23/08/2025

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

22:31 : 23/08/2025

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025

Podradec/ I riu me monopatinë aksidentohet nga një makinë, përfundon në spital

21:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com