• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

‘I pashë më sytë e mi varret e fëmijëve’/ Punëtori i ndërtimi rrëfen masakrën e 1988

11:24 : 02/09/2019
në NDRYSHE

Fetah Hamataj ka marrë me vete një karton të palosur, të cilin e shpalos dhe e palos gjatë kohës që na tregon sekretin që ka mbajtur në shpirt, për 31 vite. Hamataj punonte si usta në ndërtim në vitin 1988, kur ka zbuluar varret e fëmijëve të vdekur, në kampin e Tepelenës.

Ai ka mësuar se më 23 Gusht, në kamp, do të vijnë përfaqësues të insitucioneve e familjarë të atyre që vuajtën në këtë kamp, në fillimet e regjimit komunist (1949-1954) dhe ka ardhur të rrëfejë sekretin e tij.

“Isha duke punuar për hapjen e themeleve, se do të ndërtoheshin disa pallate në vitin 1988, kur gjeta arkivolet rrjesht (shpalos kartonin si për të treguar mënyrën si ishin vendosur). Ishin arkivole fëmijësh. Ishin shumë. Nuk e di 100, 200 a më shumë.

Kishte dhe varre më të mëdha, po ato ishin gërmuar më thellë, ndërsa të fëmijëve ishin shumë cekët. U tmerrova dhe vajta i tregova drejtorit. ‘Nuk punoj aty, aty ka varre fëmijësh’- i thashë. “Ç’të duhet ty më tha, ik vazhdo punën. Por aty nuk u ndërtua më. Vetëm një godinë u bë një kat dhe e lanë ashtu.”

Vendi që na tregon Fetahu është përpara kampit, para fushës së sportit, në mes të rrugës kryesore dhe ish-kampit, që ndodhet matanë rrugës. Por nuk ka asnjë tabelë a shenjë tjetër që aty ndodhet një varrezë masive.

Lexo edhe:

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

A do të kandidojë për Tiranën? Ja çfarë thotë Adriatik Lapaj

Sot e kësaj dite, aty ka vetëm ferra dhe kati i asaj godinës që guxuan ta bënin mbi varre, mbeti aty si dëshmi e përpjekjes së fundit të komunizmit për të shkelur mbi ata fëmijë të pafajshëm.

Ardita Repishti, përfaqësuese e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, institucioni që organizon këtë pelegrinazh me rastin 23 Gushtit, ditës europiane të të zhdukurve nga regjimet totalitare, po i merr rrëfimin. Ajo shpreson se më këtë dëshmi dhe fotot e vendit që tregon Fetahu, do të nxisë institucione të tjera që të merren me këtë punë.

Tani ka më shumë shpresë se kurrë më parë. ICMP, një organizatë ndërkombëtare për gjetjen e personave të humbur, që ka punuar në Bosnje e Kosovë më parë, ka vendosur zyrën e saj në Tiranë. Shpresa është që kjo zyrë, me mbështetjen e shtetit shqiptar, do të bëjë zhvarrimet në këtë vend dhe do të identifikojë trupat e gjetur.

“Ajo që duhet të bëni tani të gjithë ju dhe kush ka qenë në këtë kamp dhe ka varrosur një familjar të vetin këtu, është përpjekja për t’i gjetur trupat. Duhet të jepni kampionin tuaj të gjakut që të identifikohen nëpërmjet ADN-së”, – u drejtohet Repishti ish-të përndjekurve që kanë vuajtur në këtë kamp dhe familjarëve të tyre.

Fetahu shoqëron disa përfaqësues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë për t’u treguar me saktësi vendin se ku ai i ka parë ato varre. Atje ka vetëm bar e ferra. Të rritur mbi këtë tokë që mbulon krimin komunist, ferrat mbulojnë një skenë të ngjashme me holokaustin; fëmijë që vdesin nga uria dhe sëmundjet që dergjen në harresë, që prej 70 vitesh, në pritje që dikush t’i nxjerrë në dritë.

Fetahu e mbart këtë dëshmi si amanet edhe për hir të babait të tij, Barjam Hamataj, i pushkatuar për kryengritjen e Zhabokikës.

Sipas dëshmive në kampin e Tepelenës, kanë vdekur shumë njerëz dhe në fillim të internuarit i varrosnin ata në sheshin kryesor të kampit, por më pas u urdhëruan nga policia që t’i zhvarrosnin dhe t’i varrosnin jashtë kampit. Dëshmitë deri më tani, kanë qenë për varrezën buzë lumit Vjosë që është në njërin krah të kampit. Shumë prej eshtrave, mendohet se i ka marrë rrjedha e lumit në dimër.

“Por në bregun e lumit, vijojnë të jenë akoma eshtra. Disa kohë më parë një banor i zonës nxori disa eshtra, duke gërmuar për të ndërtuar shtëpinë e tij”- tregon Repishti, e cila ka kontaktuar me ata që janë në dijeni. Por dhe aty nuk ka pasur asnjë gërmim deri tani për gjetjen dhe identifikimin e njerëzve të humbur./kujto.al/

Lajme të lidhura

RAJONI

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për Tiranën? Ja çfarë thotë Adriatik Lapaj

22:00 : 15/09/2025
BOTA

Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare/ Arrestohen dy bjellorusë

21:44 : 15/09/2025
RAJONI

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

21:37 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal

21:07 : 15/09/2025
Para

PD e korçës/ Ndjekje penale për zyrtarët abuzues me fondet për tërmetin

TË GJITHA

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025

A do të kandidojë për Tiranën? Ja çfarë thotë Adriatik Lapaj

22:00 : 15/09/2025

Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare/ Arrestohen dy bjellorusë

21:44 : 15/09/2025

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

21:37 : 15/09/2025

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal

21:07 : 15/09/2025

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com