• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Si sot 91 vjet më parë/ Si erdhi Zogu në krye të shtetit shqiptar

11:40 : 01/09/2019
në NDRYSHE

Nga Shpetim AXHAMI

Nga kronika e kohës, orë pas ore e ditë pas dite mbi vendimin historik të kurorës mbretërore të Zogut.

Ai kishte katër vjet që ishte bërë i gjithëpushtetshëm si rezultat i aftësive të tij, por edhe gabimeve të rënda që bën kundërshtarët. Po të donte ai ishte bërë mbret që në vitin 1924, madje i sigurt ishte në janarin e vitit 1925, por nuk u ngut. Largimi i Princ Vidit që kishte lënë shtegun hapur, pasi nuk kishte abdikuar, forma e regjimit ndryshonte natyrshëm. Kjo ishte një arsye më shumë për të shpallur së pari Republikën, (21 janar 1925), për të konsoliduar pushtetin, dhe pastaj për të pritur momentin e përshtatshëm, për të hipur në Fron. Republika do ta kishte jetën të shkurtër, sepse ishte koha e Mbretërive. Kujtojmë se, i gjithë Ballkani, Italia dhe shumë shtete në Europë ishin Monarki. Gjithashtu, mendësia e shqiptarëve në këtë kohë anonte nga forma monarkike e regjimit. Shpallja e Mbretërisë do të ishte dhe qe një hap tjetër i rëndësishëm, në stabilitetin e shtetit shqiptar. Në vitin 1928, Ahmet Zogu e kuptoi se koha e përshtatshme për të shpallur Mbretërinë kishte ardhur, por për këtë u ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme kushtetuese. Më 1 qershor 1928, kryetari i Republikës iu drejtua me një mesazh të dy dhomave legjislative.

Më 7 qershor 1928, ndryshimi i Kushtetutës (Statutit)

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Dhoma e Deputetëve dhe Dhoma e Senatit, në një mbledhje të përbashkët vendosën një shtojcë në nenin 141 të Statutit, si vijon: “Rishikimi i përgjithshëm i Statutit i përket Asamblesë Kostituente. Kur vendoset nevoja e rishikimit të përgjithshëm të Statutit sipas procedurës të caktuar në këtë artikull, të dy Dhomat quhen vetvetiu të shpërndara dhe dekretohen zgjedhje për Asamble Kostituente sipas Art.47 të Statutit.”

Më 16 qershor 1928, dekretohen zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese

Në mbështetje të nenit të mësipërm, u dekretuan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

Më 17 gusht 1928, bëhet votimi direkt

Me votim indirekt, një asembleist për 15.000 banorë dhe për çdo fraksion që i kalonte 7.500 banorë

23 gusht 1928, festë në Durrës dhe në Tiranë ende pa u kurorëzuar

Ndërkohë, shpallja e afërt e Mbretërisë ishte bërë publike. Ahmet Zogu kishte njoftuar dhe marrë aprovimin e fuqive të mëdha, (së pari të Italisë), për hapin që po hidhte. Në gjysmën e dytë të gushtit, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit u zhvilluan manifestime në përkrahje të shpalljes së Monarkisë. Një rast për manifestim qe edhe kthimi i Zogut nga Durrësi më 23 gusht 1928

Më 25 gusht 1928, në orën 09.30, zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese

Asambleja Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parë. Pasi u lexuan emrat e asambleistëve, Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i përkohshëm si deputeti më i vjetër, ndërsa Ejëll Serreqi u zgjodh sekretar si deputeti më i ri. Pasi u ngrit komisioni i verifikimit të kredencialeve (mandateve), seanca u mbyll.

Më 27 gusht, në orën 16.00, betimi i deputetëve

Mbledhja e dytë e Asamblesë Kushtetuese, e cila filloi me leximin dhe pranimin e raportit të komisionit të kredencialeve (mandateve). Deputetët bënë betimin, si vijon: “Betohem botënisht se si asambleist kam për të kryem detyrën e ngarkueme prej popullit me ndërgjegje të plotë dhe vetëm për të mirën e përgjithshme t’Atdheut”, (Bisedimet e Asamblesë Kostituente, Nr.1, Tiranë, 1928, f.7). Pas kësaj u zgjodh kryesia e Asamblesë Kushtetuese: Pandeli Evangjeli, -kryetar; Ferit Vokopola, nënkryetar; Fiqri Rusi – kujdestar; Ejëll Serreqi – sekretar. Në përfundim të mbledhjes së dytë, Pandeli Evangjeli njoftoi se në rend të ditës ishte rishikimi i përgjithshëm i Statutit, ndërkohë gazetat hamendësonin rreth titullit të Mbretit.

 

Më 29 gusht, në orën 17.00, lexohen letrat e popullit

U zhvillua mbledhja e tretë, ku u lexuan telegramet nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe u vijua me diskutimet e 24 deputetëve, të cilët kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe proklamimin e Zogut Mbret të Shqiptarëve.

 

Më 30 gusht 1928, mblidhet Komisioni i posaçëm

Në përfundim të mbledhjes u formua një komision i posaçëm për hartimin e neneve kryesorë të Statutit të ri.

Më 1 shtator 1928, në orën 09:00, votim në këmbë për Mbretin

U zhvillua mbledhja e katërt e Asamblesë Kushtetuese. U lexua raporti i komisionit, i cili kishte përgatitur nenet kryesore të Statutit të ri. Me propozim të Mihal Kasos pas leximit të çdo neni votimi u krye në këmbë. Kështu, në orën 9:12, Asambleja Kushtetuese votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë, Mbretëri demokratike, parlamentare, të trashëgueshme dhe Zogun I, Mbret të Shqiptarëve. Gjithashtu, u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Duartrokitjet dhe njëqind e një të shtëna topi përshëndetën vendimin.

1 shtator 1928, në ora 17:00, ceremoniali i kurorëzimit mbret

Një komision me deputetë nga të nëntë prefekturat e vendit, i kryesuar nga Pandeli Evangjeli, u nis drejt Pallatit, që pas kësaj date u quajt Mbretëror (sot Akademia e Shkencave), për t’i komunikuar formalisht Mbretit vendimin e Asamblesë Kushtetuese. I përcjellë nga brohoritjet popullore të rastit, komisioni kaloi mes një kompanie të gardës, veshur me uniforma të kuqe, dhe hyri në Pallat. Në orën 10:00, të datës 1 shtator 1928, Ahmet Zogu pranoi kurorën. Betimi i Mbretit në Parlament do të bëhej më 1 shtator 1928, në ora 17:00, por në fakt bë 20 minuta më përpara, siç duket për arsye sigurie. Festimet e pasdites së 1 shtatorit 1928 filluan që në orën 14:00, dhe zgjatën tre ditë. Repartet e ushtrisë ishin rreshtuar, populli kishte dalë në rrugë, ndërsa disa aeroplanë hidhnin fletushka nga ajri. Në orën 16:00, u dëgjua buçitja e trumbetave dhe më pas himni kombëtar.

PSE MBRET I SHQIPTARËVE DHE JO I SHQIPËRISË…

Në fakt ka qenë një lëvizje e menduar prej kohe, por e përmendur më 29 gusht në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, shpallja e Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë, gjë që kishte një kuptim të qartë kombëtar dhe politik. Po të quhej i Shqipërisë , kufizohej brenda kufijve të territorit të atëhershëm, por ai kishte synim të mbretëronte e dhe në territoret jashtë Shqipërisë, madje edhe diasporën.

…DHE PSE ZOGU I PARË DHE JO AHMET ZOGU

Gjatë gjithë votimit, por edhe më pas të betimit të Mbretit, deputetët qëndruan më këmbë Në kundërshtim me zakonin e mbretërve në Evropë, për të evidentuar emrin, Ahmet Zogu zgjodhi mbiemrin (Zog I) për emërtim zyrtar. Emri Ahmet iu duk i papërshtatshëm për drejtimin që kishte vendosur t’i jepte vendit.

Kur kohe e kerkon, historia duhet te perseritet.

1 shtator 1928 – 1 shtator 2019

Si sot, para 91 vitesh, Asambleja Kushtetuese Kombetare, me ndryshime statutore te ligjshme,   vendosi ne Shqiperi formen e regjimit, Mbreteri  Parlamentare Demokratike te Trashigueshme  dhe Mbret te saj Ahmet bej Zogun.

Nalt Madheria e Tij- Zog I Mbret i Shqiptareve.

Vendosje e kesaj forme regjimi, nuk ishte imponim, rastesi opo deshire e dikujt, por ishte domesdoshmeri absolute e parapercaktuar qe me Shpalljen  e Pavaresise dhe qe ne Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit te shtetit e kishte lozur Keshilli i Larte i Regjences.

Ne keto momente politike te trazuara, ne nje shtet te ri, ku nuk po gjendej si duhet as stabilitet i brendshem dhe as i jashtem, ishte domesdoshmeri dhe e padiskutueshme te vendosej kjo forme e regjimit, si thame me siper e parapercaktuar me pare.

Per vete origjinen e Tij, nga dera e madhe, fisnike, patriotike,prirese prej Zogolleve te Matit (me kontribute shekullor te gjithanshme) dhe per vete vlerat qe kishte shfaqur pergjate gjithe jetes se Tij, si ne shpalljen e pavaresise, Kongresin e Lushnjes, si burre shteti, si minister i brendshem, si kryeminister dhe si president Ahmet Zogu ishte figura qe padiskutime e meritonte , te behej Mbret i shqiptareve, dhe keto ishin arsye pse ai u pranuar ne menyre unanime nga te gjithe. Pergjate 11 viteve te mbreterise, u hodhen themelet e shtetit modern Shqiptare, ku me se miri funksionoj rendi kushtetues, lidhja me perendimin dhe çdo hallke  tjeter e shtetit, duke bere te mundur qe Shqiperia te njihej nderkombtarisht si nje shtet tashme me gjithe strukturat perkatese te tij.

Shpallja e Mbreterise u njoh dhe u mirprit nga te gjithe  fuqite e medhe boterore.

Nen moton “Atdheu mbi te gjitha”

Rendi, arsimi, shendetesia, administrate profesionale, te drejtat e njeriut, diplomacia, e drejta e prones dhe e besimit fetar, forcimi i parase, levizje e lire e qytetareve, sistemi i drejtesise etj, ishin ne themel dhe gjeten zbatim ne filozofine Zogiste gjate kesaj periudhe.

Lufta e II Boterore solli, padrejtesisht dhe fatkeqesisht, regjimin me te eger diktatorial komunist ne Shqiperi dhe ndryshimin jo ligjor te formes regjimit.

Krahasimin midis ketyre dy sistemeve e ka bere me se miri koha ne vazhdimesi.

Per rreth 50 vjet, shpifje nga me te ndryshmet te cilave dita – dites po ju del boja, nje izolim total, humben te drejtat e individit, morali njerezor u zevendesua me ate komunist, humbi e drejta e prones dhe e besimit fetar, pushkatime, burgime dhe internime, ekonomi e centralizuar ku mbizoteronte pangopshmeria, u shit çeshtja kombetare ne lidhje me Kosoven dhe Çamerine, u tjetersua morali njerezor fisnik shqiptare dhe mbi gjithçka qendronte partia.etj

Per rreth 30 vjet pas ‘90, turbulenca politike dhe kriza te njepasnjeshme pa nje stabiltet me themele te shendosha domokracie,me pluralizem fallco dhe te cunguar, me nje ekonomi nga me te dobtat ne rajon ,shtet ku kryetari i shtetit nuk dihet  kur ka te drejte dhe kur jo dhe se fundmi me nje rrezik serioz te vendosjes se nje regjimi totalitar dhe nje diktature te kamufluar si kjo e sotmja.

Keto faktor dhe shume te tjere i kane  lene shqiptaret pa shprese duke i detyruar ato qe te zbrazin pa deshire vendin e tyre. Per vete situatat qe ka kaluar shqiptarizma, per kete periudhe pothuajse nje shekulliore, jemi te bindur, se vetem kthimi i formes se regjimit mbreteror do te bentr te mundur bashkimin kombetar dhe do te sillte stabilitet te gjthanshem per vendin tone ne mes te Europes.

 

Prandaj duke qene te hapur per tu bashkuar, ne kete dite te shenuar.Ne kete pervjetor te Mbreterise Shqiptare, tashme ne nje kohe moderne, por te trazuat tek ne, me nje krize totale institucionale, ku me teper se kurre kerkohet kontribut vlerash, pasi te gjithe neser do ndiheshim fajtor, ju bejme thirrje, duke kerkuar mbeshtetje te hapur :

Te gjithe vlerave qytetare, intelektuale aktuale, qe kerkojne ndryshimin e domosdoshem te realitetit te sotem. Te gjithe trashigimtaret te atyre, qe per rreth nje shekulli kontribuan dhe sakrifikuan, duke i qendruan fanatik dhe besues te filozofise dhe Mbreterise Zogiste. Te gjithe atyre, qe pas viteve ‘90, nuk u joshen per pushtet dhe perfitime personale, por perseri qendruan me bindje, perkrahes dhe besues, te kauzes tone dhe te Mbreterise Shqiptare .

Te bashkohen rreth vlerave te filozofise Zogiste nepermjet programit te PLL, per te mundesuar nje impuls te ri, mbi baze vlerash dhe idesh zhvillimi sipas kerkesave te kohes, gjithmone duke u mbeshtetur mbi ate qe Mbreti Zog I e vinte ne plan te pare,

Atdheu mbi te gjitha.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Horoskopi për muajin shtator/ Çfarë parashikohet për financat, dashurinë dhe shëndetin

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com