• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Misteri mbi ngjarjen e Fierit/ Deklaratat kontradiktore të policisë, implikimi i kushëririt të Ruçit dhe dyshimet për…

15:06 : 01/09/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pesë persona mbetën të plagosur në Fier mbrëmjen e së shtunës, si rezultat i një konflikti që nisi në një lokal në Levan të Fierit mes dy familjeve dhe përfundoi me krisma armësh në spitalin rajonal të qytetit.

Policia në të gjitha njoftimet lidhur me ngjarjen është munduar që të paraqesë ngjarjen me një zanafillë motivesh banale, ndërsa kulmi i saj ishte “rrëmbimi” nga brezi i armës së një punonjësi të Patrullës së Përgjithshme, në mjediset e urgjencës spitalore dhe plagosja e një tjetër personi, të identifikuar si Aleksandër Zhapaj.

Misteri mbi ngjarjen
Ngjarja në fjalë është mbuluar me mister nga vetë mënyra sesi policia ka trajtuar ngjarjen, pavarësisht ndalimeve apo arrestimeve të kryera.

Në deklaratën e bërë për mediat, Drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko flet për arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.

Lexo edhe:

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

Më pas, i njëjti funksionar policie thotë se në kërkim është shpallur 1 person, duke krijuar misterin se cili është personi tjetër, që u hoq nga “shpallja në kërkim”.

Ndërkohë sot me një deklaratë zyrtare, policia bëri të ditur arrestimin e 5 personave lidhur me konfliktin e ndodhur dje në Fier, 3 prej të cilëve rezultojnë të jenë të dëmtuar ose të plagosur gjatë konfliktit.

“U arrestuan D.B, 21 vjeç dhe G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras; E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë; A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në njoftimin fillestar të policisë u tha se ishte ndaluar Eqerem Braçe (E.B), personi që më pas u denoncua si i implikuar në ngjarje edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por në njoftimet e mëpasshme, emri i tij nuk u përmend më, ndërsa rezulton se është ndaluar një i afërm i tij, D.B si personi që dyshohet se i mori pistoletën punonjësit të policisë.

Njoftimi i policisë ku flitet për ndalimin e Eqerem Braçes

Denoncimet e Berishës
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pak momente pas ngjarjes, referuar denoncimit të qytetarit dixhital shkruan se “djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojnë qytetarë dhe përgjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon çdo gjë”.

“Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Eqerem Braçja kushuriri i Gramozit.

Në Levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Eqerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.

Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.

Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.

Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion s’ka qenë pjesë e sherrit, por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit”, shkruan Berisha në postimin e parë lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë në një postim të dytë, mëngjesin e sotëm, Berisha denoncon sesi po manipulohen kamerat e sigurisë së Spitalit të Fierit, duke zgjeruar edhe rrethin e personave të përfshirë në manipulimin e ngjarjes. Sipas ish-Kryeministrit, njerëz të kryebashkiakut Armando Subashi, po fshijnë kamerat e sigurisë për të mos zbuluar të vërtetën për ngjarjen, duke vënë theksin sërisht në implikimin e Ledio Ruçit dhe kushëririt të Kryeparlamentarit, Qerem Braçja, në konfliktin që shkaktoi plagosjen e 5 personave.

Në postimin e tretë, në formën e një shënnimi mbi ngjarjen, Berisha shkruan se “ banda e pushtetarëve të krimit, banda Ruçi me kriminelët tashme të njohur Ledi Ruçi dhe Qerem Braçi me të bijtë, përkatësisht djali dhe nipi me djemtë e tij i Gramoz Ruçit përgjaken mbrëmë Levanin dhe Fierin duke kulmuar me breshëritë e tyre në sallën e urgjencës së spitalit të Fierit.

Të gjtha këto, kriminelët e bandës Ruçi i realizuan sepse në të gjitha veprimet kriminale ata u asistuan nga narkopolicia e Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit, Ardi Eskobarit.

Kështu, pas breshërive që shkrehu para dhjetra vetëve në lokal, krimineli Ledi Ruçi menjëherë pati në krah të tij narkopolicinë, e cila për të fshehur gjurmët e krimit i mori armën dhe ia dha një qytetari për ta zhdukur, pra në një farë mënyre bëri atë që ka bërë për këtë delinkuent Donika Avdyli, e cila dy vite më parë bëri të pa qenë krimin e kriminel Ruçit dhe e liroi atë”.

Kush është Eqerem Braçe
Eqerem Braçe, personi që sipas denoncimeve të njëpasnjëshme të ish-kryeministrit, Sali Berisha, është i përfshirë drejtpërsëdrejti në konfliktin që shkaktoi 5 të plagosur në Fier, njihet si kushëri i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Braçe është akuzuar se në 2014 ka plagosur dy persona në Levan të Fierit, komunë ku ai ka mbajtur postin e nënkryetarit. Sipas shtypit të kohës, ai plagosi me thikë Besnik dhe Klodian Aliajn, banorë po të Levanit.

Por duket se ngjarja e rëndë, nuk i ka ndikuar negativisht Braçes, që u promovua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si drejtor i UKT-së, një prej ndërmarrjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës.

Braçe ka qëndruar në detyrën e Drejtorit të UKT-së deri në momentin që PD-së nisi të denoncojë të shkuarën kriminale, edhe në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, çka duket se detyroi Erjon Veliajn, ose ky i fundit shfrytëzoi rastin, për të larguar kushëririn e kryeparlamentarit Ruçi dhe një prej njerëzve më me influencë në PS.

Më herët, Eqerem Braçe, ka qenë i shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, lidhur me dhunën e ushtruar në 2005 ndaj Astrit Patozit dhe Mero Bazes, në atë kohë shumë të afërt me PD-në.

Baze në shkrimet e tij denonconte “Gjykata e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim Eqerem Braçen, i cili ishte agresori më ‘profesionist’ dhe që rrezikoi seriozisht jetën tonë”.

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025
Para

Papa kërkon masa drastike klimatike, shmangni lëndët djegëse

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com