Nga Altin Goxhaj
Siç ju premtua, kjo është vetëm Pjesa e Parë (Pjesa e Dytë del nesër) e denoncimit të skemës se Ambasada Amerikane financon aktivitetet e Soros në Shqipëri që synojnë propagandën antitrumpiste dhe për pasojë edhe antiamerikane në Shqipëri dhe kontrollin total të medias nga Soros kundër SHBA!
Miq mqns na kishte ardhur Alexander Soros për vizitë në Tiranë me na zgjidh krizën Levizja AntiSoros Për Shqipërinë denoncon këtë skandal se si stafi i U.S. Embassy-Tirana financon projektet e Soros dhe FSHIN të dhënat e Soros nga projekti tani në prag të ardhjes së Ambasadores së re që ka caktuar Trump dhe Pompeo në Tiranë.
Bëhet fjalë në fakt jo para fitores së Trump, por që nga 2017, 2018, 2019 pra pas fitores së tij, që stafi i U.S. Embassy-Tirana
financon networkun antitrumpist të Soros në Tiranë duke u dhënë jo dhjetra por qindra mijë dollarë të taksapaguesve amerikanë!!!
– Sps nëse do mbështetje financiare nga U.S. Embassy-Tirana të duhet me shajt nga mëngjesi deri në darkë Presidentin Trump dhe të mbrosh Sorosin!
– Sps nëse do një ftesë për vizitë zyrtare me paratë e taksapaguesve amerikanë në SHBA duhet me shajt Presidentin Trump dhe të mbrosh Sorosin!
– Sps nëse do bursë amerikane apo të përfitosh nga programet amerikane të lidershipit në Shqipëri duhet me shajt Presidentin Trump dhe të mbrosh Sorosin!
Nëse bën të kundërtën, dmth të promovosh politikën e SHBA nën drejtimin e Presidentit Trump dhe aq më keq të guxosh të akuzosh Sorosin, ti je armik publik i të gjithë etsablishmentit në Tiranë që nga Rilindja majtas dhe djathtas e deri te Ambasada Amerikane në Tiranë, dhe gjithë ambasadat e Sorosit (dth të gjithë ambasadat e tjera)!
_____________________
PJESA E PARË
Pjesa e Parë tregon se Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Soros dhe TVSH e Edi Ramës, kanë fshirë të dhënat e Fondacionit Soros nga spotet e programit të financuar me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe tekstet shoqëruese në faqen e FB të Ambasadës Amerikane.
Ky është një spot i shpërndarë nga Ambasada Amerikane këtë javë në dt. 26 Gusht 2019 ora 19:00. Në spot nuk ka asnjë logo të detyruar sipas copyright dhe kushteve të financimit por në tekstin shoqërues të Ambasadës Amerikane fshihet emri i Leviz Albania, që është Programi që drejtohet nga Fondacioni Soros Tiranë (@Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine )!
Ja teksti i Ambasadës i kopjuar: “Keni humbur një episod të programit ‘31 minuta’ këtë sezon? Mund t’i shikoni të gjitha episodet këtu: https://bit.ly/2LctQ1J. 31 Minuta është një program gazetarie investigative i prodhuar nga RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA, Ambasadës Holandeze dhe Ambasadës Zvicerane. Programi zhvillohet nga një staf me gazetarë profesionistë, reporterë të RTSH, dhe studentë të Laboratorit të Gazetarisë Investigative të Ambasadës së SHBA. Nëse je një gazetar që dëshiron të marrësh pjesë, apo një qytetar me një histori për të treguar, kontakto në [email protected] ose [email protected].”
Siç duket qartë, mungon emri i Leviz Albania të Soros që shumë kush e di që është një Program i drejtuar nga Fondacioni Soros me paratë e Ambasadës Zvicerane! Siç duket edhe në spotin e emisionit 31 Minuta të publikuar në 27 Mars 2019 në Youtube logo dhe emri i Leviz Albania ishte në spotet e emisionit, madje edhe në spotin e dt 28 Mars 2019 në Faqen në FB të Ambasadës Amerikane është logo e @Leviz Albania (pa përmendur Soros) në spot bashkë me logon e Ambasadës Amerikane!
Nëse i referohemi shpërndarjes së spotit të emisionit “31 minuta” (https://www.facebook.com/31minuta/videos/2158081467609789/) të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në 28 Mars, në tekstin e Faqes së Ambasadës përsëri nuk përmendet Leviz Albania të Sorosit por në spot është ende logo dhe emri i LevizAlbania pa përmendur Soros! Janë edhe logot e Ambasadës Amerikane dhe asaj Holandeze ndërsa Ambasada Zvicerane nuk përmendet sepse është emri i Leviz Albania të Soros!
Çështja është se kur jepet një informacion i shkurtër, sdms në kontekstin ku jetojmë dhe kontekstit amerikan që përfaqëson Ambasada Amerikane, nuk mund të neglizhohet një informacion kaq me vlerë si bashkëpunimi i Ambasadës Amerikane me Fondacionin Soros për “Laboratorin e Gazetarisë Investigative të Ambasadës së SHBA” por nëse ky informacion duhet thuhej në mënyrë transparente atëherë do të dilnin shumë pyetje se si ka mundësi që Soros dhe Ambasada Amerikane kanë këtë bashkëpunim dhe akoma dhe më shumë (temë për Pjesën e Dytë, që del nesër) apo financon Ambasada Amerikane marrjen nën kontroll nga Soros edhe të gazetarëve të rinj dhe apo orienton edhe ata kundër President Donald J. Trump, trumpizmit dhe politikës zyrtare të SHBA përfshi edhe promovimin e një fryme antiamerikane në brezat e gazetarëve të rinj dhe opinionin publik shqiptar (nesër fakte dhe provat).
Në faqen në FB të OJFsë implementuese thuhet qartë se se Laboratori i Gazetarisë Investigative drejtohet nga OJFja “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore” ( Albania Quality Journalism ). Sipas prezantimit:
“Në kuadër të këtij qëllimi, qendra menaxhon projektin e Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një nismë për trajnimin e studentëve të gazetarisë, mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Zyra e Programeve Alumni të Departamentit të Shtetit të SHBA.”
https://www.facebook.com/pg/QJournalism/about/
Në faqen zyrtare http://www.qualityjournalism.com.al/rreth-nesh/ të Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore” (The Albanian Center for Quality Journalism, të financuar nga Ambasada Amerikane Tiranë
thuhet tekstualisht se
“Ja se si po rritemi”
“Që nga tetori 2017, Qendra është e angazhuar në një program të gazetarisë hulumtuese, të financuar përmes një granti të Departamentit të Shtetit të SHBA..”
“Në gusht të vitit 2018, Qendra ka filluar implementimin e një projekti të financuar nga LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane.:”
“Në tetor të vitit 2018, Qendra ka hyrë në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar për prodhimin dhe transmetimin e një programi 31-minutësh,..”