• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatura e Barcelonës e paguar nga Shkëlqim Fusha/ PD: Mazniku të japë dorëheqjen

12:46 : 31/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Arbian Maznikut nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Tiranës. Kërkesa vjen një ditë pas publikimit në media të një fature ku tregohet se pronari i kompanisë FUSHA SHPK, Shkëlqim Fusha, i ka paguar Maznikut me kartën e tij të kreditit, faturën 1.816 euro për dy ditë qëndrimi në një hotel në Barcelonë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi u shpreh se në një vend demokratik, Manziku duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ajo nënvizoi faktin se kompania FUSHA SHPK është një nga të preferuarat e Bashkisë Tiranë për tendera dhe akuzoi se në bashkëpunim me kryebashkiakun Velaj dhe kryeministrin Rama, po vjedh pasuritë publike të shqiptarëve.

“Të largojmë Edi Ramën me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje”, apeloi.

Deklarata e Çupit

Lexo edhe:

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt dhe me bekimin e Edi Ramës, është vendosur tërësisht në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave të pista.
Prej 4 vitesh, hapsirat publike të kryeqytetit janë vendosur në dispozicion të kompanive të oligarkëve të afërt me pushtetin e Rilindjes, duke u kthyer në kantierë të abuzimit me pronën dhe taksat e shqiptarëve.

Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.

Madje, për këtë kompani partnere në vjedhje të dyshes Rama-Veliaj u miratua një ligj antikushtetues për të grabitur hapsirën publike të Teatrit Kombëtar dhe nëpërmjet kullave të betonit për të pastruar para të dyshimta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë.

Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Vetëm nga bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Shifrat të cilat i keni të publikuara dhe në ekran tregojnë qartë se kjo kompani është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.
Pikërisht në kohën kur sapo kjo kompani kishte gllabëruar tenderin e rradhës, atë për rehabilitimin e bulevardit Zogu i parë, duket se Fusha shpk e ka hapur qesen për drejtuesit e bashkisë.

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.
Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit .

Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të.

Një skandal që në një vend minimumi aspirant për të qënë pjesë e BE, do të kishte sjellë pasoja publike dhe penale për një zyrtar që përfiton favore të tilla nga oligarkët.
Arbian Mazniku, në një vend europian apo edhe ballkanik me minimumin e standarteve sot do të kishte dhënë dorëheqjen, por ai nuk e bën një gjë të tillë se e mbron Erjon Veliaj dhe Edi Rama.

Por Rama dhe beniaminët e tij në bashkinë e Tiranës nuk thonë asnjë fjalë.
Edi Rama si gjithmonë merr nën mbrojtje të gjithë ata që grabisin pasuritë publike të këtij vendi.

Nuk mund të thonë asgjë, sepse Fusha shpk është kompania me të cilën ata po grabisin Teatrin Kombëtar, dhe dhoma e luksit për Maznikun është vetëm një thërrime e haraçit që duhet ti paguajë pushtetit për tenderat miliarda lekësh të përfituar në 5 vite.
Edi Rama hesht, Erjon Veliaj hesht, sepse nëpërmjet Fusha shpk ata po grabisin Tiranën, pasuritë publike dhe djersën e shqiptarëve për të mbushur llogaritë e tyre në parajsat fiskale.

Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë Edi Ramën me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

10:36 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025
AKTUALITET

Fundoset anija me emigrantë në Angli, 1 i vdekur, shpëtohen 60 të tjerë

10:15 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:08 : 19/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me armë të modifikuar, arrestohet

10:08 : 19/05/2025
Para

Foshnjat që lindin me operacion cezarian mund të preken nga këto sëmundje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

10:36 : 19/05/2025

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025

Fundoset anija me emigrantë në Angli, 1 i vdekur, shpëtohen 60 të tjerë

10:15 : 19/05/2025

Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:08 : 19/05/2025

E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me armë të modifikuar, arrestohet

10:08 : 19/05/2025

Këlliçi: SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të Ramës! Do dokumentojmë masakrën elektorale

09:58 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com