• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëheqja e drejtorëve në Shkodër, Zëri i Amerikës: PS është tronditur!

08:10 : 30/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tetë drejtorë, të drejtorive rajonale në Qarkun e Shkodrës, paraqitën të enjten dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që dorëheqjen e tyre pritet t’a pasojnë edhe të paktën 10 drejtorë të tjerë të këtij qarku. Mes drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen është edhe Edmond Emini, drejtuesi aktual i degës së PS-së në Shkodër si dhe ish deputeti Astrit Beci.

Dorëheqja e tyre u paralajmërua një ditë më parë, në përfundim të takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Qarkut të Shkodrës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, njoftoi vendimin për shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë. “Të gjithë drejtorëve të Bashkisë Shkodër, ju komunikua se duhet të japin dorëheqjen… Prioritet në këto vende vakante që do të krijohen do të kenë gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Partia Socialiste po ndërmerr “një hap të rëndësishëm rigjenerimi” në degën e Partisë Socialiste në Shkodër për shkak se “në disa palë zgjedhjesh rezultatet në Shkodër nuk kanë qenë ato të dëshiruarat për partinë më të madhe në Shqipëri”.

Modeli që socialistët kanë zgjedhur për përmirësimin e imazhit të tyre në Shkodër, të dëmtuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, është zëvendësimi i drejtorëve të drejtorive rajonale me gra dhe vajza. Nuk është e qartë nëse ky model do të funksionojë, pasi, edhe ato pak gra e vajza, që drejtojnë sot disa nga drejtoritë rajonale të këti qarku, nuk është se u është dëgjuar zëri apo kanë patur ndikim të qartë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shkodrës.

Zëra brenda Partisë Socialiste janë kritikë për modelin e ofruar. Ish Ministri i Jashtëm dhe ish drejtuesi i fundit politik për Shkodrën, deputeti Ditmir Bushatit. menjëherë pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, u shpreh se situata në Shkodër nuk mund të trajtohet “me shkarkime në masë të njerëzve, që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Bushati bëri të ditur se i kishte drejtuar më parë një letër kryesisë së partisë ku shprehet për “një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjell një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës kur PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe, pse jo, e komuniteteve”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

Situata brenda degës së Partisë Socialiste në Shkodër është tronditur pas zgjedhjeve të fundit vendore të 30 qershorit, ku socialistët, megjithëse konkuruan të vetëm, nuk arritën të marrin bashkinë. Kandidati i propozuar nga Partia Socialsite, ish prefektit Valdrin Pjetrit, u detyrua të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike në opozitë publikoi vendimin e gjykatës italiane për dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike si dhe dëbimin nga Italia. Zoti Pjetri rrezikon të dënohet për shkak të fallsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Drejtuesit e Partisë Socialiste në qendër e quajtën rastin Pjetri si një përgjegjësi individuale, por socialistët e Shkodrës fajësojnë qendrën e tyre në Tiranë se nuk kishte marrë mendimin e tyre për kandidaturën e përzgjedhur për kryetar të Bashkisë Shkodër.

/VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025
SPORT

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025
BOTA

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025
SHENDETI

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
BOTA

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025
Para

“Ik më sill çupën... S’ma ndjen ka*i fare”/ Gazetari publikon pamjet dramatike (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com