• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

21:13 : 29/08/2019
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar “pronarin” real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.

Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo “qen roje” i pushtetit të katërt.

Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimmarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?

Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS (Këtu poshtë).

Lexo edhe:

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

Po të lexohen me kujdes aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që “incidenti” të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.

Ç’do njeriu normal që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.

Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti  që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.

Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës. Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.

Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërërasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të ndërgjegjshëm për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje nndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.

Në këtë kuptim reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.

Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka dekraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s’lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.

Prandaj ai i suli taborrët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.

Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.

Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka “ndryshuar’ sot ish ministri i jashtëm Bushati. Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025
AKTUALITET

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025
Para

Abuzonte seksualisht me fëmijët në internet, gruaja...

TË GJITHA

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025

Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT)

10:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com