• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto/ PD publikon dokumentin e ri: Detaji që nxjerr zbuluar kryebashkiakun e Vorës

14:01 : 27/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të reja për rastin e Agim Kajmakut, kryebashkiakun e Vorës, të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, PD publikoi dokumente të gjykatës së Janinës që tregojnë se në vitin 2003, ndaj një shtetasi me emrin Jorgo Toto është lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata e Janinës për falsifikim parash.

Sipas PD, Jorgo Toto është Agim Kajmaku. Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike iu përgjigj zërave që pretendonin të kundërtën.

Në një deklaratë nga selia blu, Gazmend Bardhu publikoi të dhënat e pasaportës që Jorgo Toto ka pasur në momentin e arrestimit në Greqi e që përputhen me ato në sistemin TIMS. Të dhëna, që siç u shpreh Bardhit, tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Jorgo Toto është Agim Kajmaku.

“Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë  arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë,  pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e  arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos.

Lexo edhe:

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për  krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497. Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS.

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë  të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që  shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me  pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë  brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS”, tha Bardhi.

Ai hodhi akuza edhe ndaj prokurorisë që nuk po vepron për rastin në fjalë, duke i shërbyer kështu pushtetit të Edi Ramës.

Deklarata e plotë

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë  strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi.

Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën,  është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar  të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit.

Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën,  pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji. Edi Rama vazhdon të heshtë,  duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova.

Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak,  duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën  e historisë së tij kriminale.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.

  1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
  2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
  3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
  4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
  5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë  strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër  dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,  Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi, për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Vorën, megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për  nënën dhe babin e tij.

Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë  arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë,  pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari.  Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e  arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik  identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos.

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për  krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497. Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS.

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë  të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që  shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i

Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me  pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë  brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS.

Por “Katica” e korruptuar e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e bën  këtë, sepse po zbaton strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik.

Arta Marku shpërndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar  subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e  paligjshme.  Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato  merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në  sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave,  është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë  kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.

Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të gjithë trupin diplomatik në vend.

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në  prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë  rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë  në pushtet të Edi Ramës.

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la  trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.

Lajme të lidhura

BOTA

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025
BOTA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025
SPORT

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025
SPORT

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
SPORT

Barazimi fatal ndaj Letonisë, Mirel Josa tregon se ku gaboi Sylvinho

16:26 : 12/06/2025
Para

Rama me urgjencë në Lezhë, kërkohet zëvendësues për Pjetrin

TË GJITHA

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025

Barazimi fatal ndaj Letonisë, Mirel Josa tregon se ku gaboi Sylvinho

16:26 : 12/06/2025

OKB: Irani ka shkelur obligimet bërthamore

16:24 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com