• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpenzimet e luksit/ Etilda Gjonaj ishte e para, publikime për ministri të tjera

20:33 : 26/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Media që publikoi të dhënat mbi shpenzimet e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila sipas saj ka shpenzuar për një natë fjetje në hotel gjatë një vizite zyrtare, plot 700 euro, ka reaguar sërish duke dalë me një deklaratë redaksionale.

Pasi tregon rrugët me të cilat është informuar për gjetjen e këtij informacioni, Faktoje.al paralajmëron se në ditët në vijim do të ketë publikime të shhpenzimeve të ministrive të tjera në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.

Ndërsa thekson se pasi ka kërkuar informacion mbështetur mbi të drejtën ligjore për informim, një pjesë e ministrive përfshirë edhe Këshillin e Ministrave nuk ka dhënë përgjigje pavarësisht kalimit të afateve, gjë për të cilën shprehet se do të ndjek rrugët ligjore ndaj shkeljes së këtij ligji.

Reagimi i plotë:

Në emër të transparencës, si taksapagues dhe si gazetarë të rinj, që përpiqemi çdo ditë me përulësi, të kryejmë detyrën si qytetarë e më pas si gazetarë, e ndjejmë për detyrë të sqarojmë publikun pas reagimit të ministres së Drejtësise, znj. Etilda Gjonaj mbi shkrimin investigativ të “Faktoje”, për shpenzimet e kryera  prej saj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Faktoje” është një medium i ri i gazetarisë investigative i themeluar dhe mbështetur nga USAID, me qëllim të informojë qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë, sesi shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit, sa të vërtetë janë politikanët në mbajtjen e premtimeve dhe në respektimin e ligjit gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Taksapaguesit amerikanë që kanë mbështetur deri më sot trajnimin e gazetarëve të rinj të “Faktoje” dhe media të tjera të ngjashme fakt-verifikuese në Evropë dhe Ballkan, janë të bindur se transparenca dhe vërtetësia e informacionit janë vitale për një demokraci të shëndetshme. “Faktoje” e mbështetet të gjithë punën në parimin e paanshmërisë dhe shërbimit me korrektësi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Në lidhje me investigimin mbi udhëtimet e ministres Gjonaj,  dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se “Faktoje”, prej më shumë se një muaji, ka kërkuar informacion zyrtar pranë Kryeministrisë dhe të gjitha ministrive, bazuar mbi Ligjin për të Drejtën e Informimit, nr.119/2014. Më konkretisht, është kërkuar informacion mbi:

Sa herë ka lëvizur në udhëtime zyrtare jashtë shtetit titullari i ministrisë në periudhën janar 2018- qershor 2019 dhe në cilat destinacione?

Sa udhëtime ka kryer me avion dhe në çfarë klasi?

Sa kanë qenë kostot e secilit prej udhëtimeve (bileta, akomodimi, dietat etj)?

Sa ka qenë gjatë kësaj periudhe zëri në buxhet për udhëtimet jashtë vendit?

Ministria e Drejtësisë ka qenë e para, që vuri në dispozicion brenda afatit të parashikuar, informacionin e kërkuar dhe të detajuar. Faktet që kemi analizuar nga këto dokumenta janë publikuar tashmë dhe janë vetë lexuesit ata që mund të vlerësojnë nëse shifrat e hoteleve dhe biletave të përzgjedhura nga Ministria e Drejtësisë janë të pranueshme për një vend të varfër si Shqipëria.

“Faktoje” refuzon të bëjë komente mbi komentet e ministres apo ndonjë kolegu që shqetësohet nga mosha e re e gazetarëve tanë, për aq kohë sa ka në dorë faktet, të cilat meritojnë të gjithë vëmendjen dhe energjitë e tyre. Analiza mbi këto fakte është një detyrim i yni dhe askush nuk mund të na ndalojë të bëjmë transparencë  bazuar mbi argumenta.

Pjesa më e madhe e redaksisë së “Faktoje”, përbëhet nga vajza, gra, nëna dhe bashkëshorte që çdo ditë, ashtu si ministret gra të kabinetit, përballen me vështirësi, sakrifica dhe paragjykime.

Detyra e një gazetari sot në Shqipëri, duke ruajtur integritetin është lufta e përditshme që duhet të bëjë edhe me pushtetin, në një klimë ku mungon një standard komunikimi i çliruar nga përçmimi e baltosja apo nga teoritë konspirative dhe armiqtë imagjinarë në mendet e politikanëve apo dikuj tjetër.

Së fundi, dëshirojmë të sigurojmë lexuesit tanë se në ditët në vijim do të bëjmë publike shpenzimet e ministrive të tjera. Për ato ministri që kanë shkelur afatet, përfshirë edhe Këshillin e Ministrave, “Faktoje”  ka hartuar ankimimet përkatëse, pranë Komisionerit  për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe është e gatshme t’i drejtohet edhe gjykatave për të kërkuar respektimin e këtij detyrimi në interes të publikut.

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

U kërkua nga Rama dhe Veliaj? Adi Krasta largohet nga News24

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com