• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Shkeljet ‘e pafajshme’ për të cilat ministrat dhanë dorëheqjen/ Etilda e 700 eurove nuk përfshihet në listë

12:26 : 26/08/2019
në NDRYSHE

Prej dy ditësh, në mediat shqiptare, kryesisht ato online dhe në rrjetet sociale ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është vënë në qendër të akuzave, lidhur me shpenzimet luksoze në udhëtimet e saj jashtë shtetit, duke u akomoduar në hotele me 5 yje në Londër, Paris, Romë, apo Berlin.

Sipas denoncimeve nga PD, ministrja ka fjetur në dhoma hoteli që kushtojnë 700 euro nata.

Dje, ministrja reagoi për herë të parë, sipas së cilës shpenzimet ishin për të gjithë delegacionin dhe se në shumicën e rasteve përzgjedhja e hoteleve ishte e detyrueshme për shkak të masave të sigurisë.

Megjithatë, nën presione të kësaj natyre, herë-herë edhe më “banale”, ministrat në qeveri të ndryshme botërore ‘ kanë hapur krahun’ menjëherë dhe pa shumë zhurmë, duke dhënë dorëheqjen, për t’i lënë kështu vend edhe hetimeve.

Por cilat janë disa nga rastet më të veçanta, ndodhur vitet e fundit:

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve/ EMRAT

Ministri norvegjez jep dorëheqjen pasi mori telefonin e punës me pushime

Ministri norvegjez i Peshkimit Per Sandberg dha dorëheqjen pak ditë më parë, pasi pranoi se ai kishte shkelur protokollet e sigurisë së qeverisë, ndërsa po pushonte në Iran.
Shkak për këtë vendim ishte se ai mori me vete një celular zyrtar të qeverisë, ndaj për këtë arsye ai u qortua nga kryeministrja Erna Soldberg për shkelje të rregullave të qeverisë për udhëtimet.

Vonoi nisjen e avionit, ministrja e Mjedisit jep dorëheqjen

Më 26 maj të këtij viti, ministrja i Mjedisit e Meksikës dha dorëheqjen pasi për shkak të saj u vonua fluturimi i avionit me të cilën do të udhëtonte edhe vetël.

Zyra e presidentit njoftoi se Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, në letrën e saj të dorëheqjes, e cila u botua nga zyra e presidentit, Gonzalez Blanco tha se në fillim të një udhëtimi pune, ajo kishte shkaktuar vonesë për udhëtarët që udhëtonin në aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

“Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”, shkruante Gonzalez Blanco.

Akuzat për ‘korrupsion’, ministrja bullgare e drejtësisë jep dorëheqjen

Më 23 mars të këtij viti, ministrja bullgare e drejtësisë, Tsetska Tsaçeva dha dorëheqjen, pas njoftimeve të medias se ajo dhe tre politikanë të tjerë të qendrës së djathtë në pushtet GERB, kanë blerë apartamente luksoze nën çmimet e tregut.

Tsaçeva ka mohuar çdo akuzë dhe ka kërkuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit të hetojë kushtet në të cilat ajo kishte fituar një apartament në një lagje luksoze të Sofjes vitin e kaluar.

Neglizhenca e policit i kushtoi jetën një 15-vjeçareje, ministri i Brendshëm dorëhiqet

Ministri i Brendshëm rumun, në 30 korrik 2019, Nicolae Moga dha dorëheqjen pas valës së akuzave të lëshuar drejt policisë vendase për paaftësi, për shkak të reagimit të ngadaltë ndaj telefonatave të një 15 vjeçareje, e cila qe rrëmbyer e përdhunuar, e më pas u gjet e vrarë.
Alexandra Macesanu kishte marre disa herë në telefon duke treguar zonën se ku ndodhej, por polici në shërbim i kishte thënë të qëndronte aty ku ishte e të mos ia bllokonte më linjën.
Forcave të rendit iu deshën 19 orë për të lokalizuar shtëpinë ku vajza u gjet më vonë e pajetë.

Episodi shkaktoi protesta te mëdha, por njerëzit duket se nuk u kënaqën vetëm me shkarkimin e shefit të policisë.
Më pas, Ministri i Brendshëm Moga deklaroi se kishte vendosur te dorëhiqet  për të shpëtuar një pjesë të prestigjit të institucionit që drejtonte, e që sipas tij, ishte prekur rëndë nga mangësitë e disa punonjësve të vet.

Ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen për një postim në Facebook

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Sylvi Listhaug ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas një postimi të një deklarate në rrjetet sociale, në mars 2018.

Ajo kishte shkruar se Partia Laburiste në opozitë është më e interesuar që të mbrojë të drejtat e terroristëve, se ato të popullit norvegjez.

Kaq u desh që ndaj saj të organizohej një mocion mosbesimi në Parlament nga ana e partive opozitare.

Parlamenti kishte caktuar të votonte mocionit e mosbesimit , por ministrja preferoi të jepte dorëheqje përpara votimit, duke deklaruar se ajo nuk mund të lejonte që Partia e Progresit të humbiste pushtetin gjatë nisjes së saj.

Listhaug ishte një figurë e profilit të lartë në partinë anti-imigracionit, pjesë e qeverisë trepalëshe të koalicionit të Norvegjisë.

Kryeministrja Erna Solberg më herët tha se nëse kishte një shumicë kundër Listhaug, ajo do të thërriste një votëbesim për të gjithë qeverinë, çka mund të çojë në zgjedhje të parakohshme ose mund të çojë në krijimin e qeverisë së re nga partitë e opozita.

Ministrja u përball me kritika të shumta, pavarësisht se ajo e konsideroi si një “gabim komunikues” dhe jo me qëllime fyese.

U akuzua për abuzim fondesh, ministri francez de Rugy jep dorëheqjen  

Ministri francez i mjedisit François de Rugy dha dorëheqjen një muaj më parë, pas akuzave për darka luksoze të financuara nga tatimpaguesi dhe rinovimet e shtrenjta në banesën e tij zyrtare. Faqja investigative Mediapart akuzoi 45-vjeçarin për përdorim të të ardhurave të tij parlamentare për të paguar një pjesë të tarifave të anëtarësimit të tij për partinë e gjelbër (EELV) në 2013 dhe 2014 dhe i ka kërkuar këto shpenzime si reduktim të taksave kundrejt të ardhurave të tija vjetore për vitin 2015.

Në atë kohë, De Rugy botoi një përgjigje me shkrim në Facebook duke thënë se “darka jozyrtare” lidhej me punën e tij dhe se ai kishte përdorur ngjarjet për t’u angazhuar me njerëz nga shoqëria civile për të informuar “shumëllojshmërinë e punës publike” të tij si kryetar i parlamentit . Ai tha se ishte i përkushtuar ndaj “transparencës” në jetën politike.

French Environment Minister Francois de Rugy attends a meeting on the presentation and exchange around the protocol agreement for sustainable agriculture in the Sevres Niortaise basin and signature of the territorial contract for quantitative water management, in Niort, western France, on July 11, 2019. – The prominent French cabinet minister was under pressure on July 10 after a report claimed he had hosted luxury dinners while parliament speaker with allegedly little connection to his position. The left-wing Mediapart website said Environment Minister Francois de Rugy had hosted a dozen such dinners from 2017-2018 at the French parliament speaker’s official residence. (Photo by GEORGES GOBET / AFP)

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025
AKTUALITET

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve/ EMRAT

12:26 : 18/06/2025
AKTUALITET

Ishte nisur për te vizituar Kanionet e Skraparit, aksidentohet turisti gjerman

12:25 : 18/06/2025
AKTUALITET

Rriten vdekjet në Shqipëri, zemra dhe tumoret mbeten “vrasësit” kryesorë

12:11 : 18/06/2025
BOTA

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025
BOTA

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025
Para

Polici bashkiak shpëton macen, por “rrahin” Sanijen...

TË GJITHA

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve/ EMRAT

12:26 : 18/06/2025

Ishte nisur për te vizituar Kanionet e Skraparit, aksidentohet turisti gjerman

12:25 : 18/06/2025

Rriten vdekjet në Shqipëri, zemra dhe tumoret mbeten “vrasësit” kryesorë

12:11 : 18/06/2025

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com