• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Polici bashkiak shpëton macen, por “rrahin” Sanijen…

12:56 : 26/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E mo djalë. U ngjite lart në pemë, një mace e vogël kishte mbetur atje, e zonja e maces me të drejtë u shqetësua për këtë kafshë shtëpiake të dashur. Por ka burra ky vend, ka shtet, ka ndjeshmëri dhe kush më mirë se një polic bashkiak do e shpëtonte macen? Sigurisht me ca kamera poshtë që filmonin operacionin, i cili më pas duhet të përdoret për propagandë.

Një orë luftë me pemën, mes duhmës së nxehtë të asfaltit dhe në sytë e qindra qytetarëve kurreshtarë me pyetjen që të mban në ankth: “A do e kapë polici i Bashkisë së Tiranës macen; a do e ulë në tokë shëndoshë e mirë; a do bëhet lajm nga kryetari Erion Veliaj? Ankthit dhe frikës i erdhi fundi; macja zbriti shëndoshë e mirë…

“Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”-shkruan në profilin e tij në Facebook Erion Veliaj, që e shoqëron këtë “aksion të madh” me plot tetë fotografi. Deri në këtë pikë asgjë nuk ka për të mos e marrë në konsideratë punën e kryer, pacaka se para se të niseshin kishin lajmëruar gjithë zyrën e “marrëdhënieve publike” në Bashki që të ishin gati.

Lexo edhe:

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin për bashkinë e Tiranës

Kotelen e shpëtuan! Bravo çuna, e zonja e koteles sigurisht që u lumturua, polici bashkiak u bë hero… Tani punë të tjera i presin, ata shpesh lajmërojnë njëri-tjetrin për të mësyrë në rrugët e Tiranës. “Një grua plakë po shet tufa majdanozi buzë trotuarit, dyshohet se ka edhe sallatë në çantë”-vjen njoftimi. Dy policë krehin zonën në terren, pjesë tjetër që janë grupi i gatshëm qëndrojnë në distancë për të zhvilluar operacionin blic. E shkreta plakë mundohet të shpëtojë majdanozin dhe sallatën, bën të ngrihet e ikë me vrap, po këmbët e tradhtojnë, forcë nuk ka. Përfundimi është se asaj i sekuestrohet malli, i vendosin një gjobë dhe i japin disa të shtyra.

Janë dhjetëra video ku policët e Bashkisë Tiranë dhunojnë shitësit fshatarë buzë rrugës. Në rast se ata kundështojnë mes klithjeve: “Mos ma merrni mallin, jam pa bukë”-ata të tregojnë ligjin, të përplasin në tokë, të rrëmbejnë atë pak mall dhe ikin si skiftera.

Këtë e argumentojnë me zënien e hapësirave publike, madje një arkëz të vogël e quajnë bllokues trotuari, ndërsa kioskat me lejen e bashkisë që të vëjnë të ecësh skiç janë krejt normale për bashkinë e kryeqytetit.

Tashmë në këtë periudhë ka nisur një tjetër fushatë. Është koha e misrapjekësve. Kudo gjenden policë të bashkisë që vigjilojnë pas cepave të pallateve dhe të zenë gafil. Dhunë mbi ta, rrëmbim misrash, mangallësh dhe qymyrin e drurit, pa haruar edhe tu japin një dru të mirë shitësve ambulant.

Lutjet e tyre se janë fukarenj dhe detyrohen të dalin për të nxjerrë ndonjë qindarkë në rrugë nuk dëgjohen, as reagimi qytetar që shpreh keqardhje. Sanija, Ismeti, Frani apo Llazi që shesin rrugëve përjetojnë dhunën e bashkisë. Këto video dhe foto kryetari nuk i hedh ndonjëherë në facebookun e tij, sa për propagandë, kemi macen që u shpëtua.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025
Para

"Le ta lemë shtratin e ministres dhe të merremi me..."

TË GJITHA

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025

Peaky Blinders rikthehet me Cillian Murphy, saga shtrihet në një epokë të re

18:19 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com