Suel Hadri, me funksion sekretar i Këshillit bashkiak në Shkodër, është dorëhequr nga ky post, vetëm pak ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak.
Hadri ka njoftuar përmes një shkrese Këshillin Bashkiak, kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe Prefektin e Shkodrës se tërhiqet nga funksioni për arsye personale.
Hadri nuk pranoi që të drejtonte mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dhe duket se sot ka zyrtarizuar qëndrimin e tij.