• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hiletë e vogla të Arta Markut me verifikimet për Valdrin Pjetrin

20:32 : 16/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Përgjithshme iu përgjigj, më në fund, insistimit disa-ditor të Partisë Demokratike, duke e njoftuar se ka nisur verifikimet për Valdrin Pjetrin që në datën 5 Gusht 2019.

Në shkresën drejtuar PD-së, zyra e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, jep data dhe veprime konkrete që ka kryer, deri më tani, për verifikimin e të dhënave mbi një dënim penal në Itali të kryetarit të pamandatuar të Bashkisë së Shkodrës.

Shkresa e Prokurorisë duket formale dhe ligjore. Por, mes rreshtave të saj gjenden disa “hile” të vogla në veprimet proceduriale të Arta Markut.

Vonesa në verifikime
Zyra e Arta Markut ka shpenzuar thuajse 10 ditë kohë për t’i kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të nisë letër-porosi drejt Italisë, me qëllim marrjen e informacionit zyrtar për përfshirjen e Valdrin Pjetrit në aktrivitet kriminal në atë vend.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

Gjatë këtyre ditëve, pra nga 5 gushti deri në 14 gusht, Arta Marku është marrë vetëm me verifikimet për aktivitete të mundshme kriminale të Pjetrit në Shqipëri, ndërkohë që PD denoncoi të dhëna konkrete për në Itali.

Arta Marku nuk kishte asnjë pengesë që të niste verifikime të njëkohshme si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali apo në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Por ajo ka zgjedhur që të harxhojnë 10 verifikime brenda vendit, ndoshta, në pritje të qëndrimeve nga Edi Rama dhe Partia Socialiste për rastin “Pjetri”.

Pasi Rama “e shiti” Valdrin Pjetrin në vijim të provave shkresore të publikuara nga Partia Demokratike, edhe Arta Marku “u çlirua”, duke aktivizuar kërkesën për verifikime në Itali.

Kërkesa për informacion, e cunguar
Në shkresën që zyra e Arta Markut i ka dërguar Partisë Demokratike, ndër të tjera, shkruhet: “Më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri”.

Për njohësit e praktikave të tilla, kjo kërkesë duket se është një “shpenzim kohe”. Nëpërmjet kësaj kërkese, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë të dhëna, të cilat gjenden në një sistem elektronik ndërkombëtar.

Por, institucionet shqiptare nuk janë pjesë e një sistemi të tillë europian, për shkak të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore. Pra, kërkesa e datës 6 Gusht e Arta Markut, nuk mund të merrte asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Policisë dhe këtë fakt, me shumë mundësi, Kryeprokurorja e Përkohshme e ka ditur.

Në vijim të shkresës që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Partisë Demokratike, lexohet edhe paragrafi: “..Më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministris së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj, datë 13 gusht 2019”.

Pra, më 14 gusht, Prokuroria e Përgjithshme i ka nisur Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për përcjelljen e letër-porosisë drejt autoriteteve italiane.

Por, siç konstatohet edhe nga shkresa e Prokurorisë, ajo është e cunguar, krahasuar me kërkesën e mëparshme drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, më 6 gusht 2019, për verifikime të gjithëanshme.

Në shkresën e parë, Ministrisë së Drejtësisë i kërkohej që të verifikonte (në sistemin elektronik që nuk është funksional) të dhëna për çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri”.

Ndërsa në letër-porosi, Prokuroria e Përgjithshme është kufizuar vetëm me kërkimin e të dhënave për rastin e përmendur nga Partia Demokratike (arrestimin dhe dënimin në Firence, në vitin 2003).

Në këtë mënyrë, zyra e Arta Markut e ka kufizuar verifikimin e saj vetëm për rastin që i është përcjellë në informacionin që i është përcjellë nga Partia Demokratike. Ndërkohë që i kishte të gjitha mundësitë që të kryente një verifikim të plotë edhe për precedentë të tjerë të mundshëm të Valdrin Pjetrit në Itali apo në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025
AKTUALITET

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025
Para

Qeveria lë në baltë fermerët, ja ku përfundojnë produktet e tyre

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com