• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Memoriali turk në Tiranë dhe integrimi, një sinjal për t’u patur në vëmendje

12:19 : 15/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memorialit për të rënët turq në grushtin e shtetit 2016 në Turqi. Analistë të pavarur në Tiranë e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar.

Memoriali pranë Liqenit Artificial

Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan. Rrugës që të çon tek Memoriali i është dhënë emri “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe zona e parkut ku është ngritur Memoriali, me investimin financiar të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, (TIKA) është quajtur “Parku i Demokracisë së 15 Korrikut”.

Të martën, (13.08.2019) qytetarë të Tiranës kërkuan heqjen e Memorialit dhe 2 emërtimeve të reja. Në një peticion online të shoqërisë civile, të inicuar nga organizata “Change” grushti i dështuar i shtetit në Turqi quhet ”një ngjarje që nuk ka asnjë domethënie apo rëndësi historike, kulturore dhe shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Lexo edhe:

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

Peticioni vjen pas përdhosjes ditët e fundit të Memorialit nga persona ende të paindentifikuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ata kanë hedhur mbi Memorial letër higjienike dhe kanë shkruar,”Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky Memorial nuk na përket neve”. Memoriali dhe emërtimet – një “Fait Accompli” – punë e mbyllur

Që Memoriali u inagurua në mes të muajit të kaluar u bë e ditur për opinionin publik ditët e fundit nga media lokale në sajë të njoftimit dhe fotove të publikuara nga ceremonia e rastit në website dhe median sociale të Ambasadës Turke në Tiranë.

Autoritetet e Tiranës kanë evituar dhënien e shpjegimeve lidhur me ngjarjen. PD dhe opozita jashtë parlamentare, në sulm të pandërprerë  kundër qeverisë Rama, hesht. Një përfaqësues i saj mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Memorialit, organizuar nga Ambasada Turke në Tiranë.

Heshtja e autoriteteve për Memorialin dhe dy emërtimet e reja, një muaj më parë, pikërisht në 3 vjetorin e grushtit të shtetit kanë ngjallur debate dhe kundërshtim publik që kulmuan të martën me peticionin. Përfaqësues nga organizatorët e peticionit thanë të mërkurën (15.08.2019) për Deutsche Welle, se “ngritja e Memorialit përbën një  “Fait Accompli” dhe është marrë me një vendim të fshehtë nga opinioni publik”.

“Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të.

Memoriali dhe dy emërtimet nuk kanë mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror nga qytetarët e Tiranës. Memoriali nderon 251 qytetarë  turq, që u vranë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi” theksohet në peticion.

Memoriali, kleriku Gülen dhe lëvizja e tij në Shqipëri

Si organizator për grushtin e shtetit, të 3 viteve më parë, Presidenti turk Erdogan ka fajësuar kundërshtarin e tij politik, klerikun Fetullah Gülen dhe lëvizjen e tij, të klasifikuar nga qeveria turke, pas grushtit të shtetit si “organizatë terroriste”, e njohur me inicialet FETO, që sipas autoriteteve turke ka veprimtari edhe në Shqipëri.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Ycrük në fjalën e tij përshëndetëse për shfaqjen në Tiranë të filmit dokumentar „The Network”, me temë veprimtarinë e FETO, tha se “FETO vazhdon të ketë praninë e saj në Shqipëri kryesisht  në arsim, çështje të fesë dhe në shëndetësi. Sa më shumë të thellohet prania e FETO në Shqipëri, aq më i madh do të jetë dëmi i saj për qytetarët e Shqipërisë.”

Filmi u shfaq në prag të inagurimit të Memorialit, në institutin “Yunus Emre”, sipas emrit të poetit turk të shek. 14, ithtar i islamit mistik. Lëvizja Gylen predikon në rrjetin e kolegjeve private turke te ngritura me fondet e klerikut Fetullah Gylen në Shqipëri një islam tolerant dhe reformator. Kolegjet janë të fokusuara në matematikë dhe shkenca e këto shkolla vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri, pavarësisht kërkesës që Erdogan u drejtoi autoriteteve të Tiranës për t’i mbyllur, kur vizitoi Shqipërinë pas grushtit të shtetit, në tetor 2015.

Një deklaratë e Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, që vizitoi Tiranën, pak ditë pas inagurimit të Memorialit, bëri me dije se në bisedimet me kryeministrin Rama vuri re „përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste përfshirë edhe FETO”,  ngre pyetjen, nëse ky përkushtim do të ketë të bëjë ose jo me institucionet arsimore private të hapura nga Gulen në Shqipëri.

Investimet turke dhe orientimi perëndimor i Shqipërisë

Turqia vlerësohet si një partner strategjik i Shqipërisë. Investimet turke, sipas burimeve zyrtare të Ambasadës së Turqisë, në Tiranë, arrijnë në 3 miliardë dollarë. 435 kompani turke veprojnë në Shqipëri. Volumi tregtar vjetor mes dy vendeve është 500 milionë dollarë dhe Turqia synon ta dyfishojë, në 1 miliardë dollarë. Në vizitën që bëri në Tiranë vitin e kaluar, ministri i jashtëm turk,Çavusoglu, tha se për të arritur këtë rritje “duhet që dy vendet të përditësojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe intensifikojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, atë ekonomik, ushtarak si edhe investimet në ndërtimin e aeroporteve, bujqësi, shëndetësisë”.

Memoriali – veprim i pamatur

Në këtë kontekst intelektualë dhe analistë të pavarur të Tiranës e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar për çështje të brendshme politike të Turqisë, një veprim të pamatur pragmatist në këmbim të rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

Akademiku i njohur në Tiranë, Artan Fuga, në një postim në median sociale për këtë çështje shkruan se “Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk”.

Nën këtë këndvështrim zotërues, Memoriali nuk konsiderohet një zhvillim që mund të cënojë procesin e pakthyeshëm të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ku  95% e qytetarëve janë pro hyrjes në BE dhe ku NATO ka filluar investimin prej 50 milionë dollarësh për të ngritur Bazën Ajrore të Kuçovës, e para në Ballkanin Perëndimor.

Por për BE dhe vendimin që do të marrë ajo në tetor për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ky veprim është një sinjal për t’u patur në vëmendje./DW/

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025
SPORT

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

08:56 : 14/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:45 : 14/06/2025
BOTA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025
SPORT

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
Para

“One If - By Land”, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari/ Pjesë e grupit që trafikonte drejt SHBA...

TË GJITHA

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

08:56 : 14/06/2025

Këmbimi valutor 14 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:45 : 14/06/2025

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com